MEPJ hap thirrjen për krijimin e Rezervës së Strukturuar të Talenteve

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka shpallur thirrjen për shprehje interesi për krijimin e Rezervës së Strukturuar të Talenteve, një nismë që synon forcimin e kapaciteteve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka shpallur thirrjen për shprehje interesi për krijimin e Rezervës së Strukturuar të Talenteve, një nismë që synon forcimin e kapaciteteve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo nismë synon ndërtimin e një mekanizmi fleksibël për të përballuar sfidat e një mjedisi ndërkombëtar gjithnjë e më dinamik dhe kompleks, duke mundësuar mobilizimin e ekspertizës së specializuar dhe kapaciteteve shtesë në funksion të politikës së jashtme.

Në këtë rezervë ftohen të aplikojnë profesionistë me eksperiencë në fusha si marrëdhëniet ndërkombëtare, drejtësia, ekonomia, siguria, komunikimi publik, diplomacia digjitale dhe shkencat sociale. Kandidatët, pas një procesi testimi dhe certifikimi, do të mund të angazhohen për periudha të caktuara, sipas nevojave të institucionit.

MEPJ thekson se përzgjedhja do të bazohet në kritere të qarta profesionale, integritet dhe përvojë, ndërsa certifikimi synon garantimin e përgatitjes së nevojshme për angazhim në kontekstin diplomatik dhe ndërinstitucional.

Ndër kriteret kryesore për aplikim janë: të qenit shtetas shqiptar deri në 35 vjeç, zotërimi i një diplome “Master Shkencor” në Shkenca Shoqërore ose Juridike, të paktën tre vite eksperiencë profesionale, si dhe njohja e të paktën dy gjuhëve të huaja, përfshirë anglishten. Po ashtu, kërkohet integritet i lartë moral dhe përmbushja e standardeve ligjore për punësim në administratën publike.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, përfshirë jetëshkrimin, diplomat, dëshmi të eksperiencës në punë dhe dokumente të tjera mbështetëse, brenda datës 30 prill 2026, përmes postës elektronike.

Procesi i përzgjedhjes do të përfshijë testim mbi njohuritë ligjore dhe institucionale, përfshirë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, legjislacionin për administratën publike dhe shërbimin civil, si dhe njohuri mbi procesin e integrimit europian dhe konventat ndërkombëtare në fushën diplomatike.

Gjithashtu, kandidatët do të vlerësohen në intervistë për aftësitë profesionale, eksperiencën, si dhe motivimin për zhvillimin e karrierës në Shërbimin e Jashtëm.

Në përfundim të procesit, MEPJ garanton njoftimin individual elektronik të të gjithë aplikantëve mbi rezultatet, duke nënvizuar angazhimin për ndërtimin e një shërbimi të jashtëm modern, profesional dhe të hapur ndaj ekspertizës së re, në funksion të përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Marrë nga ATSH

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.