Hoxha: Qendra e pritjes në Shëngjin, angazhim në zbatimin e protokolleve ndërkombëtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha deklaroi se qendra e pritjes e ngritur në Shëngjin në kuadër të bashkëpunimit me qeverinë italiane është pjesë e marrëveshjes së njohur dhe të dakordësuar mes palëve.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha deklaroi se qendra e pritjes e ngritur në Shëngjin në kuadër të bashkëpunimit me qeverinë italiane është pjesë e marrëveshjes së njohur dhe të dakordësuar mes palëve.

I pyetur nga gazetarët lidhur me 20 qendrat e pritjes dhe flukset migratore për të cilat ato janë ngritur, ministri u shpreh se nuk ka një koment specifik për këto struktura, ndërsa theksoi se bashkëpunimi me Italinë në këtë drejtim është i bazuar në protokolle të njohura publikisht.

“Në rastin e protokollit të lidhur me palën italiane për qendrën në Shëngjin, këto janë gjëra të njohura. Shqipëria iu përgjigj një thirrjeje për ndihmë nga Italia dhe tregoi gatishmëri për të mbështetur një vend mik, që është gjithashtu një nga mbështetësit kryesorë të integrimit tonë në Bashkimin Evropian”, u shpreh Hoxha.

Ai shtoi se zbatimi i protokolleve nuk ka hasur problematikë mes Shqipërisë dhe Italisë, duke theksuar se çdo zgjidhje e dakordësuar mes palëve mbetet e vlefshme dhe në funksion të bashkëpunimit dypalësh.

Në vijim, ministri u ndal edhe te përdorimi i Inteligjencës Artificiale në përkthimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, duke theksuar se kjo teknologji përdoret me kujdes dhe gjithmonë nën verifikimin e ekspertëve.

Kryediplomati theksoi se përdorimi i AI sjell avantazhe në shpejtësi dhe efikasitet, por kërkon përgjegjësi të lartë, pasi gabimet në përkthime ligjore mund të kenë pasoja të rëndësishme. Ministri theksoi se asnjë proces nuk realizohet pa verifikim dhe certifikim nga ekspertët përkatës.

Ai shtoi gjithashtu se po punohet për integrimin e rreth 280 mijë faqeve të legjislacionit në një sistem të verifikuar përkthimi dhe se është miratuar një strategji kombëtare për Inteligjencën Artificiale, e cila do të zbatohet gradualisht në administratën publike gjatë këtij viti.

Burimi ATSH

Nufi, takim me shefin e Shtabit të FA italiane: Thellohet bashkëpunimi në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, priti në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, Gjeneralin Luciano Portolano,…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi, takim me shefin e Shtabit të FA italiane: Thellohet bashkëpunimi në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, priti në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, Gjeneralin Luciano Portolano,…