Hoxha: Bashkëpunimi me Serbinë nuk cenon në asnjë milimetër interesat e Kosovës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha deklaroi sot se prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë mbetet Kosova, ndërsa bashkëpunimi me Serbinë nuk cenon në asnjë milimetër interesat e Kosovës.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha deklaroi sot se prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë mbetet Kosova, ndërsa bashkëpunimi me Serbinë nuk cenon në asnjë milimetër interesat e Kosovës.

Gjatë një konference për shtyp, Hoxha u shpreh se “mantra e politikës së jashtme të Shqipërisë është marrëdhënia e ngushtë, e vazhdueshme dhe e pakthyeshme me Kosovën”.

Kjo, sipas Hoxhës, nuk e përjashton që vendi të ketë marrëdhënie me vendet e tjera në rajon apo tjetërkund.

Hoxha kujtoi faktin se në vizitën e tij të parë në Beograd kryeministri Edi Rama artikuloi në shqip se “Serbia duhet të njohë Kosovën”.

“Ne do të bashkëpunojmë me Serbinë në mënyrat dhe format që gjykojmë të nevojshme për interesat tona, pa cenuar kurrë në asnjë milimetër interesat e Kosovës”, shtoi Hoxha.

Nga ana tjetër, Hoxha theksoi se “nuk kemi absolutisht asnjë lloj pajtueshmërie me Serbinë për sa i përket qasjeve, qëndrimit dhe pozicionit me Kosovën”.

“Artikulimet e kujtdo në Serbi në lidhje me Kosovën janë punë e tyre. Ne kemi marrëdhënien tonë të fortë, të pakthyeshme dhe me Kosovën, bëjmë mbledhje të përbashkëta dhe do të bashkëpunojmë me gjithçka. Do t’i japim çfarëdolloj ndihme të mundshme konkrete përfshirë, si kemi bërë me portin dhe me protokollin e bashkëpunimin në fushën ushtarake bashkë me Kroacinë, i cili nuk ka natyrë ofensive”, shtoi Hoxha.

Burimi ATSH

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.