Miratohet ligji për portet turistike dhe pastrimin e parave, Olta Rrushaj zgjidhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Seanca plenare e Kuvendit u zhvillua sot mes diskutimesh të gjera politike për çështje të qeverisjes dhe procesit të integrimit.


Seanca plenare e Kuvendit u zhvillua sot mes diskutimesh të gjera politike për çështje të qeverisjes dhe procesit të integrimit.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kritikoi ligjin për investimet strategjike, duke deklaruar se ai nuk i shërben interesit publik, por favorizon një grup të kufizuar individësh.

Në të njëjtën linjë, deputetja Jorida Tabaku i cilësoi ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit si shkelje të bashkëjetesës parlamentare dhe kufizim të të drejtave të opozitës, duke theksuar mungesën e konsultimit dhe cenimin e rolit të saj në komisione.

Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se opozita nuk ka dhënë asnjë votë për ligjet që lidhen me integrimin europian, duke theksuar se gjatë kësaj legjislature janë miratuar 23 akte në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian.

Sipas tij, këto janë detyrime të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit dhe kërkojnë bashkëpunim politik, jo bllokim.

Debate pati edhe për çështjet ekonomike, veçanërisht lidhur me çmimin e karburanteve.

Deputeti demokrat Enno Bozdo paraqiti një projektligj për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndëve djegëse, duke argumentuar se ulja e taksave do të sillte çmime më të përballueshme për qytetarët. Ai kritikoi mekanizmat aktualë, duke i cilësuar të pamjaftueshëm për të përballuar rritjen e çmimeve.

Megjithatë, mazhoranca rrëzoi kërkesën për shqyrtim me procedurë të përshpejtuar të këtij projektligji.

Në të njëjtën kohë, gjatë interpelancës me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, u diskutua situata në sektorin e qumështit dhe sigurisë ushqimore.

Ministri theksoi sfidat strukturore të sektorit dhe garantoi masa të rrepta për kontrollin e cilësisë, veçanërisht në rastet e kontaminimit me aflatoksinë.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro ndryshimet në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, e cilësoi projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave si një hap të rëndësishëm për forcimin e transparencës dhe integritetit financiar.

Ndërsa ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vlerësoi ndryshimet në ligjin për portet turistike si të domosdoshme për zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e kuadrit ligjor.

Kuvendi rrëzoi disa projektvendime të propozuara nga opozita për ngritjen e komisioneve hetimore lidhur me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Po ashtu, me 74 vota pro, u zgjodh Olta Rrushaj si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohet ligji për portet turistike dhe pastrimin e parave, Olta Rrushaj zgjidhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Seanca plenare e Kuvendit u zhvillua sot mes diskutimesh të gjera politike për çështje të qeverisjes dhe procesit të integrimit.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet ligji për portet turistike dhe pastrimin e parave, Olta Rrushaj zgjidhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Seanca plenare e Kuvendit u zhvillua sot mes diskutimesh të gjera politike për çështje të qeverisjes dhe procesit të integrimit.