Ibrahimaj: Thjeshtim i procedurave për porte turistike, stimulon projektet strategjike

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, shpjegoi në seancën plenare të Kuvendit se nisma e re ligjore për disa shtesa në ligjin “Për portet turistike” synon thjeshtimin e procedurave për investimet në projekte strategjike ku përfshihen resorte, porte dhe marina turistike, me qëllim nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e turizmit në vend.

Ibrahimaj theksoi se Shqipëria ka shënuar rritje të ndjeshme të turizmit, nga 6,4 milionë turistë të huaj në vitin 2019, në mbi 12 milionë turistë aktualisht. “Vitet e fundit, të ardhurat nga sektori turistik arritën 5,7 miliardë euro, duke punësuar mbi 270 mijë persona dhe sjellë 1,23 miliardë euro për buxhetin”, tha ministrja.

Ajo nënvizoi rëndësinë e turizmit detar dhe zhvillimin e porteve turistike, duke prezantuar një masterplan bazuar në modelet më të mira rajonale dhe ndërkombëtare.

Projekti ligjor, i paraqitur nga deputetja Zamira Sina, synon të eliminojë konfliktin midis procedurave për investimet strategjike dhe koncesionet, duke lehtësuar miratimin dhe realizimin e porteve turistike nga vetë subjekti investues.

“Kur portet turistike janë pjesë e projekteve strategjike, ndërtimi i tyre realizohet nga vetë subjekti strategjik pa iu nënshtruar procedurës koncesionare të përgjithshme. Kjo nuk cenon transparencën dhe mundëson avancimin e projekteve sipas procedurave të miratuara” shtoi Ibrahimaj.

Ministrja vuri në dukje se kjo nismë do të stimulojë investimet strategjike, duke kontribuar në zhvillimin e turizmit dhe të ardhurat e ekonomisë shqiptare.

Ibrahimaj, deklaroi se projektligji i ri parashikon që ndërtimi dhe operimi i porteve turistike brenda investimeve strategjike të realizohet nga vetë investitori strategjik, pa u nënshtruar procedurës së përgjithshme koncesionare.

“Ky ndryshim nuk krijon rregulla të reja, por garanton unitetin e projektit investues dhe respektimin e procedurave të ligjit të investimeve strategjike. Të gjitha kushtet dhe kriteret do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave,” tha Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se marinat dhe portet turistike do të funksionojnë brenda kuadrit ligjor në fuqi dhe ndryshimi synon vetëm përshpejtimin e realizimit të projekteve strategjike, rritjen e investimeve, dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Marrë nga ATSH

Ibrahimaj: Thjeshtim i procedurave për porte turistike, stimulon projektet strategjike

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, shpjegoi në seancën plenare të Kuvendit se nisma e re ligjore për disa…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia