Gonxhja: Industria kreative, 3% e PBB-së, punëson mbi 21 mijë persona

Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Agjencia Kombëtare të Rinisë zhvilluan sot aktivitetin me titull “Kthe pasionin në profesion”.


Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Agjencia Kombëtare të Rinisë zhvilluan sot aktivitetin me titull “Kthe pasionin në profesion”.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i pranishëm në këtë aktivitet, tha se “Kthe Pasionin në Profesion” është përgjigjja e drejtpërdrejtë për këdo që ende dyshon te fuqia e industrive kreative në Shqipëri.

Sipas Gonxhes, ky sektor sot kontribuon rreth 3% të PBB-së dhe punëson mbi 21 mijë persona, me një potencial të jashtëzakonshëm për rritje ekonomike dhe punësim të të rinjve.

“Sot, në këtë event të organizuar së bashku me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, kemi bashkuar të rinj, profesionistë dhe institucione për të krijuar mundësi konkrete zhvillimi, bashkëpunimi dhe punësimi në sektorin kreativ. Gjatë gjithë ditës do të vijojmë me trajnime praktike të orientuara drejt tregut të punës, masterclass me ekspertë të industrisë, panele diskutimi dhe prezantime projektesh kreative, ndërsa në mbrëmje aktiviteti kulmon me ceremoninë e çmimeve, ekspozitën artistike dhe networking”, tha Gonxhja.

“Kthe pasionin në profesion” është një platformë për fuqizimin e industrive kreative dhe të rinjve në Shqipëri me qëllim që të fuqizojë industrinë kreative në Shqipëri duke krijuar ura bashkëpunimi mes edukimit dhe tregut të punës, duke mbështetur dhe promovuar të rinjtë, si dhe nxitur inovacionin dhe sipërmarrjen përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe dialogut mes aktorëve kryesorë të sektorit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohet ligji për portet turistike dhe pastrimin e parave, Olta Rrushaj zgjidhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Seanca plenare e Kuvendit u zhvillua sot mes diskutimesh të gjera politike për çështje të qeverisjes dhe procesit të integrimit.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet ligji për portet turistike dhe pastrimin e parave, Olta Rrushaj zgjidhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Seanca plenare e Kuvendit u zhvillua sot mes diskutimesh të gjera politike për çështje të qeverisjes dhe procesit të integrimit.