Thellim i bashkëpunimiz Shqipëri-Kosovë në fushën e bujqësisë

Me ftesë të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, më 2–3 prill 2026, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë, z. Andis Salla, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë.


Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, reagoi në rrjetet sociale në lidhje me rezultatet e vizitës së Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë, Andis Salla, në Kosovë, të fokusuar në prioritetet e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e bujqësisë.

POSTIMI I AMBASADORIT PETRIT MALAJ

Me ftesë të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, më 2–3 prill 2026, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë, z. Andis Salla, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, pata kënaqësinë të ndjek nga afër takimin ndërmjet dy ministrave, si dhe zhvillimin e bisedimeve të zgjeruara ndërmjet stafeve përkatëse, të fokusuara në prioritetet e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e bujqësisë.

Një moment veçanërisht kuptimplotë ishte vizita në Kooperativën Bujqësore Krusha, ku delegacioni u prit me shumë respekt nga znj. Fahrie Hoti ,një grua që ka dëshmuar forcë dhe frymëzim të jashtëzakonshëm, duke ndërtuar një model suksesi dhe fuqizimi për gratë e zonës.

Kjo vizitë pritet të ndikojë drejtpërdrejt në forcimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, përmes:
▪️ rritjes së kapaciteteve plotësuese,
▪️ zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese,
▪️ adresimit të sfidave të përbashkëta,
▪️ dhe përafrimit të legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian.

Vizioni ynë i përbashkët synon avancimin e bashkëpunimit afatgjatë, rritjen e standardeve në sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor, në të mirë të qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

(Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Ambasadës)

Thellim i bashkëpunimiz Shqipëri-Kosovë në fushën e bujqësisë

Me ftesë të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, më 2–3 prill 2026, Ministri i…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Thellim i bashkëpunimiz Shqipëri-Kosovë në fushën e bujqësisë

Me ftesë të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, më 2–3 prill 2026, Ministri i…