Ibrahimaj: Portali unik i punësimit pikë e vetme informacioni për vendet e lira të punës, rrisim transparencën

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionit, Adea Pirdeni, prezantoi Portalin Unik të Punësimit, një platformë e re e krijuar për të centralizuar shërbimet e punësimit në sektorin publik dhe për të rritur transparencën dhe efikasitetin në tregun e punës.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionit, Adea Pirdeni, prezantoi Portalin Unik të Punësimit, një platformë e re e krijuar për të centralizuar shërbimet e punësimit në sektorin publik dhe për të rritur transparencën dhe efikasitetin në tregun e punës.

Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj theksoi se ekonomia shqiptare në vitet e fundit ka shfaqur stabilitet dhe rritje të qëndrueshme, duke krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e tregut të punës. Sipas saj, rritja ekonomike, zgjerimi i bizneseve, rritja e investimeve dhe konsumit kanë sjellë një kërkesë në rritje për punësim dhe një përmirësim të treguesve të punësimit në vend.

“Rritja ekonomike është baza e të gjitha zhvillimeve që pasojnë. Ajo është reflektuar në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke rritur të ardhurat e bizneseve dhe duke krijuar më shumë mundësi punësimi për qytetarët,” u shpreh ministrja.

Ajo nënvizoi se rritja e numrit të bizneseve, qarkullimit të tyre dhe investimeve, si vendase ashtu edhe të huaja, ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e papunësisë dhe rritjen e punësimit, duke u përkthyer edhe në paga dhe të ardhura më të larta për familjet shqiptare.

Në këtë kontekst, ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e krijimit të një tregu pune më të strukturuar dhe të aksesueshëm për të gjithë. Portali unik i punësimit synon të ofrojë një pikë të vetme informacioni për vendet e lira të punës, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik.

Platforma e re mundëson publikimin e të gjitha vendeve të lira të punës në një sistem të vetëm, duke përfshirë edhe pozicionet në administratën publike, institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet shtetërore.

“Qëllimi ynë është të standardizojmë procesin e rekrutimit dhe të rrisim transparencën. Çdo institucion i administratës publike tashmë është i detyruar të publikojë vendet e lira të punës në këtë portal, duke i dhënë mundësi çdo qytetari të aksesojë informacion të plotë dhe në kohë reale,” theksoi ministrja.

Sipas saj, portali është tashmë aktiv prej tre muajsh dhe zbatimi i detyrimit për publikimin e vendeve të lira të punës ka nisur prej dy muajsh. Deri më tani, rreth 80 institucione kanë publikuar mbi 1500 vende të lira pune në platformë, duke përfshirë si pozicione për nëpunës civilë, ashtu edhe për role të tjera në administratën publike.

Një element i rëndësishëm i platformës është vendosja e afateve të qarta për aplikim dhe transparenca në shpalljen e rezultateve. Çdo aplikant do të ketë 7 ditë kohë për të aplikuar, ndërsa rezultatet e procesit do të publikohen në mënyrë të hapur në portal.

Portali unik i punësimit përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe përmirësimit të ndërmjetësimit në tregun e punës, në funksion të rritjes së mundësive për punësim dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Burimi ATSH

Rama: Administrata publike, rol thelbësor për rritje ekonomike të qëndrueshme

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot rolin e administratës publike në konsolidimin e rritjes ekonomike.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Administrata publike, rol thelbësor për rritje ekonomike të qëndrueshme

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot rolin e administratës publike në konsolidimin e rritjes ekonomike.