
E marta e shenjtë e Shna Ndout, Rama ndan pamje nga Kisha e Laçit
E marta e çdo jave që prej 17 marsit e ka kthyer kishën e Shna Ndout në Laç, në epiqendër të lutjeve të qytetarëve nga të gjitha qytetet e vendit.

E marta e çdo jave që prej 17 marsit e ka kthyer kishën e Shna Ndout në Laç, në epiqendër të lutjeve të qytetarëve nga të gjitha qytetet e vendit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Kisha e Laçit, ku vendi i shenjtë i Shën Ndout është bërë vendi i unifikimit të besimeve dhe besimtarëve.
Besimtarët pa dallim feje besojnë në mrekullitë e njërit prej shenjtëve me të njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë Europën.
Rituali i shenjtë i 13-të të martave nis sapo kalon qytetin e Laçit dhe fillon ngjitjen në mal. Ndalesa e parë bëhet tek gjurmët që është dhe vendi ku mendohet se ka kaluar Shën Ndou.
Në gurë janë shenjat e këmbëve dhe të duarve të tij, gjithashtu vendi ku mendohet se ai ka pushuar. Edhe pse ishte e ndaluar rreptësisht nga regjimi komunist, besimtarët kurrë nuk e kanë ndërprerë pelegrinazhin drejt këtij vendi të shenjtë. Më 13 qershor 1990, Kisha në Laç u mbush plot besimtarë, të cilët spontanisht erdhën në festën e Shën Ndout.
Burimi ATSH

















