Samiti IV i Diasporës, Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Fert Hoxha, publikoi agjendën e Samitit të Katërt të Diasporës, i cili do të zhvillohet nga 13 deri më 15 prill 2026 në Tiranë.


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Fert Hoxha, publikoi agjendën e Samitit të Katërt të Diasporës, i cili do të zhvillohet nga 13 deri më 15 prill 2026 në Tiranë. Ky samit synon të forcojë lidhjet me shqiptarët në mbarë botën dhe të kthejë idetë në veprime konkrete për zhvillimin e vendit.

Në postimin e tij në rrjetin X, ministri Hoxha theksoi se “Përmes Rrënjëve Lartësohemi, Të Bashkuar Forcohemi. Tre ditë energjie, idesh dhe bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota. Një samit që synon të kthejë lidhjet në veprim dhe vizionin në mundësi konkrete për të ardhmen”.

Sipas tij, Samiti do të ofrojë një program të detajuar me panele tematikë ku pjesëmarrësit mund të zgjedhin fusha të ndryshme interesi, duke përfshirë ekonomi, kulturë, art dhe teknologji. Pjesëmarrësit mund të plotësojnë formularin online për të rezervuar vendin e tyre dhe për të zgjedhur panelet që i frymëzojnë më shumë.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar bashkëpunimin me diasporën dhe për të shfrytëzuar potencialin e saj për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social të vendit.

MEPJ publikoi programin dhe faqen zyrtare: punetejashtme.gov.al

Hoxha: Nuk ka bllokim të Integrimit në BE, Greqia ndër mbështetëset kryesore

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh këtë të hënë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Nuk ka bllokim të Integrimit në BE, Greqia ndër mbështetëset kryesore

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh këtë të hënë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë…