
Sala: Rikonstruksioni i maternitetit në Shkodër, kujdes më cilësor për nënat e foshnjat
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala inspektoi nga afër punimet që po kryhen për rikonstruksionin e maternitetit të Shkodrës.

Spitali Rajonal Shkodër po hyn në një fazë të re transformimi duke përmirësuar kushtet dhe shërbimin për banorët e qytetit verilindor.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala inspektoi nga afër punimet që po kryhen për rikonstruksionin e maternitetit të Shkodrës.
“Materniteti dhe shërbimet e tij po konsolidohen përmes përmirësimit të infrastrukturës, pajisjeve moderne dhe riorganizimit të proceseve të punës, për të garantuar kujdes cilësor, të sigurt dhe të denjë për çdo nënë dhe çdo foshnjë”, tha Sala në një postim në rrjetet sociale.
Ministrja Sala u shpreh se “ nga infrastruktura dhe digjitalizimi tek unifikimi i protokolleve mjekësore dhe menaxhimi efikas i shërbimeve, janë një tregues i rëndësishëm i harmonizimit me standardet europiane të kujdesit shëndetësor për pacientët”.
Rikonstruksionet e godinave të spitaleve arrijnë në vlerën 2,7 miliardë lekë për vitet 2026-2028 ku përfshihen Materniteti nr. 1 Tiranë, godina qendrore e Spitalit Gjirokastër, godina qendrore e Spitalit Pogradec, disa pavioneve të Spitalit Berat, godina qendrore e Spitalit Lushnje, godina e Maternitetit të Spitalit Shkodër, Materniteti i Spitalit Fier, Shërbimi i Patologjisë në Spitalin Vlorë dhe rikonstruksion i godinës së djegie-plastikës në QSUNT.
Burimi ATSH



















