
Rama: Të finalizohet sistemi i adresave, penalizime për individët që nuk bashkëpunojnë
Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kërkoi sot finalizimin e sistemit të adresave në gjithë territorin duke paralajmëruar penalizime për individët që nuk bashkëpunojnë.

Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kërkoi sot finalizimin e sistemit të adresave në gjithë territorin duke paralajmëruar penalizime për individët që nuk bashkëpunojnë.
Gjatë takimit me kryetarët e bashkive në kuadër të turit për “Punët e Shqipërisë”, Rama theksoi se finalizimi i sistemit të adresave kërkon angazhimin e pushtetit vendor.
“Duhet të angazhoheni shumë seriozisht në atë pjesë të punës që i takon bashkive, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme”, tha Rama, duke shtuar se ky proces udhëhiqet dhe koordinohet nga Ministri i Pushtetit Vendor.
Sipas tij “është bërë punë domethënëse në këtë drejtim por duhet finalizuar.
“Kjo kërkon edhe angazhimin e individëve. Do të ketë edhe një pikë të posaçme për të penalizuar çdo individ që nuk bashkëpunon me pushtetin vendor për t’u bërë pjesë e sistemit të adresave”, tha Rama.
Burimi ATSH


















