Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit në BE, Shqipërisë po i buzëqesh fati

Kryeministri Edi Rama u shpreh ka nuk ka ngadalësim në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në bashkëbisedim me studentë.


Kryeministri Edi Rama u shpreh ka nuk ka ngadalësim në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në bashkëbisedim me studentë.

Sipas Ramës, Shqipëria ndodhet në një moment pozitiv historik, ndërsa hodhi poshtë idenë e një ngadalësimi në procesin e integrimit evropian.

“Kjo ideja e ngadalësimit vjen nga pasqyrat mediatike të cilat për fat të keq përgjithësisht janë shumë të dyshimta në atë që thonë që shkruajnë që flasin sepse është bërë kaq e shpejtë bota, është bërë kaq ritmike koha e informacionit dhe është bërë kaq frenetike përpjekja e të gjithëve për të marrë vëmendje saqë nuk ka më as kohë përveçse nuk ka as interes për t’i verfikuar gjërat që thuhen gjërat që shkruhen por thjeshtë hidhen atje për të marrë vëmendje. Edhe pasqyrat janë në garë me njëri-tjetrin dhe këto janë gjëra që paralizojnë shumë cilësinë e informacionit”, u shpreh Rama.

“Ne jemi në një moment kur për herë të parë në histori fati po i buzëqesh shqiptarëve dhe Shqipërisë. Po sjell një shembull për ngadalësimin, që të kuptohemi se pse aktualisht nuk jemi në kushtet kur ka ngadalësim”, tha Rama.

Rama shpjegoi mekanizmin e vendimmarrjes në BE, duke theksuar rolin e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian në këtë proces.

“Raporti i një vendi jo anëtar i BE-së, është një raport që kalon përmes dy katesh. Kati i parë është Komisioni Evropian, është rezultat i zgjedhjeve evropiane, Evropa bën zgjedhje, zgjedh parlamentin dhe pastaj në bazë të marrëveshjeve mes forcave politike zgjidhen presidentja e komisionit dhe çdo vend anëtar ka komisonerin e vet, si të thuash është qeveria e BE-së. Qeveria e BE-së është e vetmja qeveri që nuk ka asnjë metër katror të vetin. Ajo merret me buxhetin me programet që janë të gjitha ekstra përtej buxheteve nacionale. Kjo qeveri ka dhe një territor që mbikëqyr që është territor i marrëdhënieve me ata të tjerët që duan të vijjnë dhe të bëhen anëtar, me vendet aspirante, vendet kandidate, vendet që negociojnë e kështu me radhë. Komisioni Evropian ka 35 mijë njerëz që punojnë për të gjitha fushat dhe një pjesë merren vetëm me ne me vendet që duna të hyjnë në BE. Për këtë arsye kanë edhe përfaqësinë këtu që merret çdo ditë me çfarë bëjmë ne, çfarë bëjmë me drejtësinë, me mjedisin, me ekonominë, me mediat me arsimin dhe shkruajnë”, shpjegoi Rama.

“Ndërkohë duke qenë se jemi vend kandidat dhe që synon të fillonte negociatat na japin detyrat dhe na thonë duhet të bëni këtë këtë. Komisioni është një trupë pedagogjike shumë objektive. Aty nuk ka subjektivitet. Komisioni nuk merret me politikë. Nuk I intereson komisionit se kush qeveris në Shqipëri”, tha Rama.

Rama theksoi se vendimmarrja finale i takon Këshillit Evropian, ku kërkohet konsensus i plotë nga të 27 vendet anëtare.

“Këshilli është kati i dytë, në kat të dytë janë udhëheqësit e 27 vendeve anëtare. Ata mblidhen dhe shikojnë raportin e Komisionit. Komisioni thotë t’i hapim negociatat me Shqipërinë, aty janë 27 mjafton njëri të thotë ‘jo’ nuk hapen. BE është një organizëm që funksionon me konsensus. Mjafton njëri të thotë ‘jo’ dhe gjëja nuk bëhet. Ne jemi propozuar 3 herë për të hapur negociatat dhe tre herë jemi refuzuar. Na ka propozuar komisioni se i kemi bërë të gjitha detyrat për të hapur negociata. Jemi refuzuar sepse një vend anëtar nuk na donte”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se procesi ngadalësohet kur vendi kandidat “fillon të bëjë gabime dhe vendoset në një pozicion jo të favorshëm dhe atëherë Komisioni fillon dhe ngre rezerva ose politika e një vendi ose një veni tjetër ngre rezerva”. Megjithatë sipas Ramës, Shqipëria nuk është në këto kushte.

Rama e cilësoi momentin aktual si një mundësi që nuk duhet humbur. Rama tha se ndonëse aktualisht “dera” për anëtarësim në BE është e hapur, kjo situatë mund të ndryshojë.

“Pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është sa kohë kemi. Sepse nuk i bie çdo brezi fati që të bëjë histori. Është hapur dera për të hyrë në BE, por dera mund të mbyllet. E rëndësishme është që ne mos të bëhemi sebep që të mbyllet dera, por dera mund të mbyllet, sepse ata mund të rikthehen në një situatë ku të thonë “prit një herë”. Duhet të bëjmë maksimumin në këto vite që kemi para ku duket që dera është qartësisht e hapur. E vetmja politikë e madhe e jona është që të bëhemi pjesë e BE-së. Mos të humbasim këtë moment historik. Pasi është realisht një moment historik dhe duhet të jemi të fokusuar tek kjo”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Nuk ka vend për shqetësim pas paralajmërimit të ambasadës amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, reagoi sot lidhur me mesazhin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rreziqe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Nuk ka vend për shqetësim pas paralajmërimit të ambasadës amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, reagoi sot lidhur me mesazhin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rreziqe…