Gjeneral Brigade Edmond Voci dekretohet Komandant i Forcës Ajrore
Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci është dekretuar këtë të hënë nga Presidenti Bajram Begaj në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore, duke zëvendësuar në këtë detyrë Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo.

Në një njoftim për mediet, Presidenca bën të ditur se: “Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me dekret nr. 164, datë 30.3.2026, dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me dekret nr. 165, datë 30.3.2026, dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore”, thuhet në njoftim.