Vogëlushët e “Andrea Stefani” punojnë tokën dhe mbjellin fara e bimë në shkollë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale momente gjatë aktivitetit ku fëmijët shihen me vegla pune në duar.


Programi “Toka në Shkollë” i shtrirë vitet e fundit në të gjitha shkollat e vendit po ndryshon mendësinë e nxënësve për t’u lidhur më shumë me natyrën dhe për t’u përkujdesur për të.

Të vegjlit e shkollës “Andrea Stefani” kanë punuar tokën në ambientin e institucionit dhe kanë mbjellë fara e fidanë në kuadër të kësaj nisme të veçantë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale momente gjatë aktivitetit ku fëmijët shihen me vegla pune në duar.

“Energji e mirë nga vogëlushët e shkollës ‘Andrea Stefani’, të cilët në kuadër të programit ‘Toka në Shkollë’ punuan tokën e shkollës, mbollën fara, fidanë e bimë dekorative dhe do të kujdesen çdo ditë që kopshti i tyre të lulëzojë”, shprehet Rama.

“Toka në Shkollë” është një program i Ministrisë së Arsimit ku nxënësit jo vetëm zhvillojnë aftësi praktike, por edhe ndërgjegjësohen për rëndësinë e mjedisit dhe ushqyerjes së shëndetshme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Mbi 42 mijë vizitorë në sitet e trashëgimisë kulturore gjatë dy muajve

Ministri i Turizmit Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 42,251 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Mbi 42 mijë vizitorë në sitet e trashëgimisë kulturore gjatë dy muajve

Ministri i Turizmit Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 42,251 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të…