Hoxha me kryetaren e komunës së Preshevës: Të angazhuar për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e shqiptarëve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në një takim, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në një takim, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Ministri Hoxha bëri me dije në një postim në rrjetin social X, se gjatë takimit u bisedua hapur për situatën, problematikat dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Hoxha tha se Shqipëria mbetet tërësisht e përkushtuar për të mbështetur dhe mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

“Institucionet shqiptare do të vijojnë të ndjekin me vëmendje situatën e shqiptarëve atje dhe mbeten të angazhuara në mënyrë të vazhdueshme, si në dialogun dypalësh ashtu edhe në forumet ndërkombëtare, për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre legjitime, për të adresuar çështjet që i shqetësojnë dhe për të nxitur politika që garantojnë barazi, respekt dhe mundësi të drejta, si dhe që zëri i tyre të dëgjohet kudo ku mbrohen të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve”, tha Hoxha.

Kreu i diplomacisë shqiptare shtoi se “respektimi i të drejtave të njeriut, i identitetit kombëtar, i gjuhës dhe i përfaqësimit të drejtë institucional është thelbësor për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse”.

“Mbështetja për zhvillimin ekonomik, arsimor dhe kulturor të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës mbetet një prioritet i rëndësishëm. Shqipëria do të vazhdojë të punojë ngushtë me përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë dhe me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar barazi, dinjitet dhe perspektivë për të ardhmen e tyre”, tha ministri Hoxha.

Burimi ATSH

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026 në Cannes me 83 projekte strategjike

Shqipëria po prezantohet në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM, që zhvillohet në Cannes, me një portofol prej 83…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026 në Cannes me 83 projekte strategjike

Shqipëria po prezantohet në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM, që zhvillohet në Cannes, me një portofol prej 83…