Sala në takimin e OKB për barazinë gjinore: Përfaqësimi i balancuar, kërkesë ligjore në institucionet publike

Në kuadër të sesionit të 70-të të Komisionit për Statusin e Grave (CSW70) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, mori pjesë në takimin e organizuar nga Shqipëria dhe Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), në partneritet me Poloninë, me temë “Ligjet për Barazinë Gjinore si përshpejtues të pjesëmarrjes së barabartë dhe qeverisjes së ndjeshme ndaj gjinisë”.

Në fjalën e saj, ministrja Sala theksoi se legjislacioni për barazinë gjinore nuk është një instrument periferik i politikave publike, por një shtyllë strukturore e qeverisjes demokratike dhe e forcimit të institucioneve.

Duke u ndalur te zhvillimet më të fundit në Shqipëri, ajo nënvizoi miratimin në vitin 2025 të ligjit të ri “Për barazinë gjinore”, i cili bazohet në më shumë se 15 vite përvojë zbatimi.

Sipas saj, reforma synon të adresojë boshllëqet institucionale, të përmirësojë koordinimin ndërinstitucional dhe të forcojë qartësinë ligjore në politikat për barazinë gjinore.

Ministrja Sala bëri të ditur se ligji i ri ruan pragun minimal prej 30% përfaqësim të balancuar gjinor në organet e zgjedhura dhe të emëruara, si një detyrim ligjor, ndërkohë që synon arritjen progresive të barazisë së plotë gjinore si objektiv strategjik afatgjatë.

Ajo theksoi gjithashtu se reforma siguron përputhje të plotë me acquis-in e Bashkimit Evropian për barazinë gjinore.

Sala vuri në dukje disa elementë kyç që, sipas përvojës shqiptare, e bëjnë efektiv legjislacionin për barazinë gjinore: përfaqësimin e balancuar si kërkesë ligjore në institucionet publike; integrimin e vlerësimit të ndikimit gjinor në procesin legjislativ; forcimin e buxhetimit të ndjeshëm ndaj gjinisë në menaxhimin e financave publike; si dhe përmirësimin e mekanizmave institucionalë të koordinimit dhe llogaridhënies.

Po ashtu, Sala nënvizoi rëndësinë e njohjes së punës së papaguar të kujdesit dhe punëve të shtëpisë si faktorë strukturorë që ndikojnë në pjesëmarrjen e grave në jetën ekonomike dhe publike.

Ajo vuri në dukje se miratimi i këtij ligji u shoqërua me një debat të gjerë publik, çka është pjesë natyrore e proceseve demokratike, duke theksuar se standardet e barazisë duhet të mbështeten në dialog institucional, qartësi ligjore dhe zbatim të qëndrueshëm.

Ministrja vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile, veçanërisht me UN Women dhe organizata të tjera, të cilat kontribuuan në hartimin dhe avancimin e reformës.

Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, ekspertë të barazisë gjinore dhe përfaqësues të institucioneve kombëtare të barazisë, duke ofruar një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në forcimin e legjislacionit dhe politikave për barazinë gjinore.

Burimi ATSH

Sala në takimin e OKB për barazinë gjinore: Përfaqësimi i balancuar, kërkesë ligjore në institucionet publike

Në kuadër të sesionit të 70-të të Komisionit për Statusin e Grave (CSW70) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ministrja…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia