
Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi në Bruksel një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Drejtorisë së Bujqësisë në Komisionin Europian, Elisabet Werner.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi në Bruksel një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Drejtorisë së Bujqësisë në Komisionin Europian, Elisabet Werner.
Gjatë takimit u diskutua mbi progresin e Shqipërisë në përthithjen e fondeve europiane për bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe mbi hapat e mëtejshëm për zbatimin efektiv të programit IPARD III.
Në takim u vlerësua ecuria pozitive e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve që lidhen me këtë program, i cili krijon më shumë mundësi financimi për fermerët dhe agrobizneset shqiptare.
“Rritja e aksesit në fondet e Bashkimit Europian dhe modernizimi i sektorit bujqësor mbeten ndër prioritetet kryesore në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë”, u shpreh Salla.
Burimi ATSH


















