
Koçiu merr detyrën si zëvendëskryeministre: Përgjegjësia përballë të ardhmes së Shqipërisë drejt BE mbart një peshë tjetër
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, u betua sot para presidentit Bajram Begaj, në një ceremoni të posaçme të zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, u betua sot para presidentit Bajram Begaj, në një ceremoni të posaçme të zhvilluar në Pallatin e Brigadave.
Pas betimit, Koçiu theksoi se “gjatë gjithë rrugëtimit si pjesë e skuadrës që ka shkruar kapitujt e transformimit të Shqipërisë e zhvillimit të pandalshëm, kam ndjerë peshën dhe nderin e çdo detyre që më është besuar për t’i shërbyer vendit me përkushtim”.
Sipas zëvendëskryeministres “përgjegjësia për të marrë detyrën si zëvendëskryeministre, përballë të ardhmes së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe besimit e shpresës së çdo shqiptari, mbart një peshë tjetër”.
Koçiu shprehu mirënjohjen për kryeministrin Edi Rama për vlerësimin dhe besimin në këtë detyrë, duke e rikonfirmuar “si pjesë të skuadrës që po çon përpara projektin më të madh, atë të Shqipërisë 2030”.
Duke falënderuar ekipin e Ministrisë së Brendshme, Koçiu theksoi se “nis një angazhim të ri me vetëdijen e plotë se shërbimi ndaj vendit është nderi më i madh, por edhe sfida më e vështirë”.



















