Ditë e Hapur në Kuvend me rastin e 7-8 Marsit
Me rastin e Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Shqipërisë organizoi një “Ditë të Hapur” në ambientet e sallës së seancave plenare, duke mirëpritur nxënës, mësues dhe qytetarë që patën mundësinë të njihen nga afër me institucionin dhe rolin e tij në jetën demokratike të vendit.

Gjatë vizitave, pjesëmarrësit u njohën me historinë dhe funksionimin e Kuvendit, si edhe me rrugëtimin e grave në historinë parlamentare të Shqipërisë.
Pjesëmarrësit u njohën me kontributin e jashtëzakonshëm të grave në Kuvend, duke reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë që ato kanë pasur për të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse dhe duke vlerësuar arritjet e tyre në drejtimin e institucioneve të shtetit.
Aktiviteti u zhvillua nga Shërbimi i Edukimit Qytetar të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim afrimin e qytetarëve me institucionet demokratike dhe promovimin e edukimit qytetar, duke theksuar rëndësinë e arsimit, barazisë dhe pjesëmarrjes aktive në jetën publike.
Përmes këtij aktiviteti, Kuvendi i Shqipërisë inkurajoi një lidhje më të ngushtë mes qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, duke nxitur një kulturë aktive të angazhimit dhe informimit.
Të rinjtë, në veçanti, morën një mësim të rëndësishëm rreth rolit që ata mund të luajnë në përforcimin e demokracisë, duke pasur një njohuri më të thelluar për historinë, funksionimin dhe vlerat që mbështesin Kuvendin dhe institucionet e tjera të shtetit.
Burimi Parlament.al