
Shpronësimet për interes publik, qytetarët mund të kryejnë verifikimet online
Kadastra Shqiptare njofton se qytetarët tani mund të kontrollojnë online nëse janë përfitues të shpronësimeve për interes publik sipas VKM-ve të miratuara

Kadastra Shqiptare njofton se qytetarët tani mund të kontrollojnë online nëse janë përfitues të shpronësimeve për interes publik sipas VKM-ve të miratuara.
Platforma është e disponueshme në faqen zyrtare të ASHK.
Në sistem mund të shfaqet emri i qytetarit nëse është ish-pronar dhe pasuria e tij është zënë nga objekte të legalizuara, duke qenë përfitues kompensimi sipas VKM-së përkatëse.
Gjithashtu nëse është përfitues i legalizimit dhe dëshiron të verifikojë nëse ish-pronarët janë shpronësuar, për të përfituar parcelën ndërtimore dhe formalizimin e plotë të pasurisë.
Procedura ndiqet nga drejtoria vendore që ka miratuar vendimin e legalizimit, e cila përcjell dokumentacionin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së për miratim nga Këshilli i Ministrave. Kjo platformë synon rritjen e transparencës dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët, njofton ASHK-ja.
Burimi ATSH



















