Forcimi i dialogut gjyqësor, anëtarë të Gjykatës së Lartë vizitë në GJEDNJ

Një delegacion i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë kryesuar nga kryetari Sokol Sadushi, zhvilloi një vizitë pune në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.


Një delegacion i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë kryesuar nga kryetari Sokol Sadushi, zhvilloi një vizitë pune në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Fokus i vizitës ishte tryeza e përbashkët e diskutimit me gjyqtarët e GJEDNJ, mbi rolin e gjykatave të larta kombëtare në zbatimin e standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në fjalën e tij përshëndetëse Sadushi u shpreh se “dialogu që zhvillojmë sot nuk është midis gjyqtarëve shqiptarë dhe gjyqtarëve evropianë. Është një bisedë midis gjyqtarëve evropianë: disa ulen në Strasburg, të tjerë në Tiranë, por të gjithë kanë të përbashkët të njëjtin mision, mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Në këtë frymë, presidenti i GJEDNJ, Mattias Guyomar, theksoi se “shkëmbimet si ai që zhvilluam sot na afrojnë më shumë dhe na lejojnë të forcojmë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërgjyqësor. Dua t’ju falënderoj nga zemra që erdhët në Gjykatë dhe na dhatë mundësinë të zhvillojmë një dialog të hapur, të ndërtuar mbi besim dhe respekt reciprok, që fuqizon institucionet tona dhe garanton zbatimin e standardeve të larta të të drejtave të njeriut”.

Në kuadër të sesioneve tematike, gjyqtari i Kolegjit Administrativ Gentian Medja prezantoi temën “Subsidiariteti dhe rishikimi procedurial: roli i gjykatave kombëtare të shkallës së lartë në parandalimin e shkeljeve të Konventës”.

Kryetari i Kolegjit Penal Ilir Panda trajtoi temën “Paraburgimi dhe masat mbi bazën e pasurisë në procedimet penale: kohëzgjatja, rishikimi dhe ndikimi kumulativ.”

Gjatë programit të vizitës, delegacioni ndoqi gjithashtu një seancë në Dhomën e Madhe për çështjen Tergek v. Türkiye si edhe zhvilloi takime pune me gjyqtarë dhe juristë të Gjykatës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Sinjalistikë informuese për vizitorët në parkun kombëtar të Vjosës

Parku Kombëtar i Lumit Vjosa po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të apasionuar pas turizmit aktiv dhe eksplorimit të…

Global 360

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sinjalistikë informuese për vizitorët në parkun kombëtar të Vjosës

Parku Kombëtar i Lumit Vjosa po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të apasionuar pas turizmit aktiv dhe eksplorimit të…