Rezervat valutore në nivelin më të lartë historik, mbi 7,3 miliardë euro
Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë kanë arritur në 7,32 miliardë euro, në fund të janarit 2026, duke prekur nivelin më të lartë historik. Krahasuar me janarin e vitit 2025, rezerva valutore u rrit me 16 %.

Sipas BSH-së, rritja e rezervave është shoqëruar me një përmirësim të strukturës së tyre, ku ari monetar është pothuaj dyfishuar, duke arritur 498 milionë euro, ndërsa letrat me vlerë shënuan shtim në 67,4 miliardë lekë. Nga ana tjetër, depozitat valutore kanë shënuar ulje në 90,3 miliardë lekë.
Banka e Shqipërisë thekson se rezervat e forta valutore forcojnë stabilitetin e kursit të këmbimit, sigurojnë mbulimin e importeve dhe krijojnë hapësirë për ndërhyrje të mundshme në tregun valutor.
Ekspertët vlerësojnë se kjo situatë rrit besueshmërinë e ekonomisë shqiptare përballë goditjeve të papritura të tregjeve ndërkombëtare.
Burimi ATSH