Vengu me homologun hungarez në Budapest: Partneritet i thelluar në mbrojtje dhe mbështetje për integrimin evropian

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, zhvilloi sot një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez, Kristóf Szalay-Bobrovniczky, pas takimit dypalësh në Budapest, ku u riafirmua partneriteti i ngushtë mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe integrimit evropian.


Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, zhvilloi sot një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez, Kristóf Szalay-Bobrovniczky, pas takimit dypalësh në Budapest, ku u riafirmua partneriteti i ngushtë mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe integrimit evropian.

Në fjalën e tij, ministri Vengu falënderoi homologun hungarez dhe ekipin e tij për mikpritjen dhe bashkëpunimin intensiv të viteve të fundit, duke theksuar se Shqipëria dhe Hungaria kanë ndërtuar një partneritet shumë të ngushtë në të gjitha nivelet e qeverisjes. Ai nënvizoi se investimet dhe kompanitë e ekselencës hungareze në Shqipëri përbëjnë tashmë një shtyllë të rëndësishme edhe për bashkëpunimin në rrafshin ushtarak.

Ministri shqiptar vlerësoi mbështetjen e fortë të Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka hapur të gjithë grupkapitujt dhe po avancon me reformat dhe arritjen e piketave të ndërmjetme.

“Na duhet mbështetja e të gjitha vendeve anëtare që ky proces, jo vetëm teknik por edhe politik, të vijojë pa vonesë,” u shpreh ai.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake. Ministri Vengu vlerësoi zhvillimin e industrisë hungareze të mbrojtjes dhe theksoi synimin për ndërthurjen e zinxhirëve të furnizimit ushtarak, me preferencë për vendet aleate. Në këtë kuadër, palët nënshkruan dy marrëveshje: një për intensifikimin e bashkëpunimit në mbrojtje në nivel civil dhe një tjetër mes institucioneve përgjegjëse për inovacionin në mbrojtje, me synimin për të përfituar më shumë financime nga programet evropiane.

Ministri shqiptar theksoi gjithashtu rëndësinë strategjike të Evropës Juglindore për sigurinë e kontinentit, duke deklaruar se “Shqipëria nuk është periferi e Evropës, por pjesë e qendrës nervore të saj”.

Ai kujtoi angazhimin e përbashkët të Shqipërisë dhe Hungarisë në misionet KFOR dhe atë të Bashkimit Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Nga ana e tij, ministri hungarez Kristóf Szalay-Bobrovniczky u shpreh i kënaqur për zhvillimin e takimit dypalësh në Budapest dhe për mirëpritjen e një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi evropian si Shqipëria. Ai theksoi se Ballkani Perëndimor ka një rol kyç historik, ekonomik dhe social dhe vlerësoi Shqipërinë për rolin e saj në stabilitetin e rajonit.

Ministri hungarez shprehu gjithashtu një vlerësim të veçantë për rrugën e gjatë dhe të qëndrueshme që Shqipëria ka ndjekur drejt integrimit evropian, duke nënvizuar se Hungaria vazhdon ta mbështesë në kuptimin e plotë të fjalës anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sipas tij, ky proces është i merituar dhe i bazuar në përmbushjen e reformave dhe standardeve, dhe jo në arsye politike apo ideologjike, duke sqaruar se kjo qasje dallon nga qëndrimi i Hungarisë në raste të tjera, përfshirë Ukrainën, të cilën Budapesti zyrtar nuk e mbështet për anëtarësim.

Szalay-Bobrovniczky përshëndeti përpjekjet e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë për modernizim, duke theksuar se “është bërë një punë kolosale, në përputhje me standardet e NATO-s”. Ai shtoi se përmbushja e objektivave të NATO-s dhe ndarja e përvojave janë thelbësore për të dyja palët dhe u konfirmuan edhe në takimin dypalësh. Në përfundim, ministri hungarez garantoi se Shqipëria mund të mbështetet gjithmonë te Hungaria dhe Ministria e saj e Mbrojtjes.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Vengu me homologun hungarez në Budapest: Partneritet i thelluar në mbrojtje dhe mbështetje për integrimin evropian

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, zhvilloi sot një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez,…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vengu me homologun hungarez në Budapest: Partneritet i thelluar në mbrojtje dhe mbështetje për integrimin evropian

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, zhvilloi sot një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez,…