Jaupaj: Hapa konkretë për forcimin e kuadrit të ekonomisë qarkulluese

Në ministrinë e Mjedisit u zhvillua takimi i pestë i Komitetit Drejtues të programit “Resilience and Green Development”.


Në ministrinë e Mjedisit u zhvillua takimi i pestë i Komitetit Drejtues të programit “Resilience and Green Development”.

Ky program është një platformë e përbashkët pune që mbështet konsolidimin e Shqipërisë drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe procesin e integrimit europian.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se gjatë takimit diskutuam hapat konkretë, që nga forcimi i kuadrit të ekonomisë qarkulluese përmes ligjit të Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit, përmirësimin e sistemit të monitorimit të klimës dhe inventarit të gazeve serrë, si dhe menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura me instrumente të reja financiare dhe plane të integruara menaxhimi.

“Përmes koordinimit institucional, arrijmë të kemi të dhëna të sakta për vendimmarrje, kapacitete në nivel qendror dhe vendor, si edhe investime që rrisin qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike duke mbrojtur biodiversitetin”, tha Jaupaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vengu në Budapest: Fokus te inovacioni dhe industria e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një takim në zyrat qendrore të Pro Patria Electronics, kompani e njohur për ekspertizën…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vengu në Budapest: Fokus te inovacioni dhe industria e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një takim në zyrat qendrore të Pro Patria Electronics, kompani e njohur për ekspertizën…