
Ibrahimaj: 300 milionë lekë mbështetje për startup-et dhe inovacionin
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se fondi synon të forcojë ekosistemin e sipërmarrjes në vend dhe të krijojë më shumë mundësi për zhvillim, inovacion dhe rritje të qëndrueshme ekonomike.

Qeveria shqiptare ka akorduar 300 milionë lekë në formë granti për vitin 2026, për mbështetjen e startup-eve dhe lehtësuesve që zhvillojnë ide dhe produkte me potencial të lartë rritjeje.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se fondi synon të forcojë ekosistemin e sipërmarrjes në vend dhe të krijojë më shumë mundësi për zhvillim, inovacion dhe rritje të qëndrueshme ekonomike.
Sipas saj, përmes këtij granti do të mbështeten iniciativa që kontribuojnë në krijimin e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të shtuar, si dhe në rritjen e konkurrueshmërisë së sipërmarrjeve të reja shqiptare në tregun vendas dhe ndërkombëtar.
Afati i aplikimit për këtë program është data 21 mars, ora 22:00, ndërsa subjektet e interesuara ftohen të aplikojnë brenda këtij afati për të përfituar nga mbështetja financiare.
Marrë nga ATSH



















