Eksportet rriten drejt Gjermanisë dhe Greqisë, bien drejt Italisë dhe Kosovës

Rritja më e madhe e importeve është shënuar nga Turqia me 13,5% dhe Kina me 1,8%.


Në muajin janar tregtia e jashtme e mallrave u karakterizua nga rritje e eksporteve drejt Gjermanisë dhe Greqisë, ndërsa u shënua rënie e tyre drejt Italisë dhe Kosovës, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave zyrtare, në janar 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, krahasuar me janarin e 2025, janë Italia me 3,6% dhe Kosova me 2%.

Italia mbetet partneri kryesor tregtar i vendit, ndaj çdo luhatje në këtë treg reflektohet ndjeshëm në totalin e eksporteve.

Nga ana tjetër, rritjen më të madhe të eksporteve Shqipëria e ka shënuar drejt Gjermanisë me 30,2% dhe Greqisë me 31,8%, duke sinjalizuar një zgjerim të pranisë së produkteve shqiptare në tregjet e Bashkimit Europian dhe një orientim më të fortë drejt ekonomive të mëdha të bllokut.

Sa i takon importeve, ulja më e madhe është regjistruar sërish me Italinë me 10,3% dhe Greqinë me 3,3%, çka tregon një tkurrje të furnizimeve nga këto tregje krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, rritja më e madhe e importeve është shënuar nga Turqia me 13,5% dhe Kina me 1,8%.

Në planin e përgjithshëm, shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zënë 55,4% të tregtisë totale të Shqipërisë. Në janar 2026, eksportet drejt vendeve të BE-së përbëjnë 74,1% të eksporteve gjithsej, ndërsa importet nga vendet e BE-së zënë 46,8% të importeve totale.

Lexo më shumë nga

Ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, lehtësi për diasporën dhe kategoritë në nevojë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur sot se qeveria ka miratuar ndryshime në ligjin për tatimin…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, lehtësi për diasporën dhe kategoritë në nevojë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur sot se qeveria ka miratuar ndryshime në ligjin për tatimin…