
Shqipëri-Maqedoni e Veriut, bashkëpunim ndërkufitar për biodiversitetin dhe zjarret në rajon
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, priti sot në Tiranë ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonia e Veriut, Muhamed Hoxha.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, priti sot në Tiranë ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonia e Veriut, Muhamed Hoxha.
Lajmin e bëri të ditur ministri Jaupaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se gjatë takimit u konfirmua edhe një herë se mbrojtja e natyrës nuk njeh kufij.
Sipas tij, në qendër të diskutimeve ishte bashkëpunimi ndërkufitar në Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, si dhe menaxhimi i përbashkët i zjarreve, monitorimi i biodiversitetit, forcimi i kapaciteteve institucionale dhe shkëmbimi i përvojës në rrugën drejt anëtarësimit evropian për të dy vendet.
“Ky është një partneritet që i shërben jo vetëm ekosistemeve tona të përbashkëta, por edhe komuniteteve që jetojnë pranë tyre, duke e kthyer mbrojtjen e natyrës në një mundësi reale zhvillimi të qëndrueshëm”, nënvizoi ministri Jaupaj.
Marrë nga ATSH


















