Jaupaj: Identifikim të burimeve reale të ndotjes përgjatë lumit Shkumbin

Bashkia Elbasan në kuadër të projektit BeMed+ dhe me metodologjinë ndërkombëtare të OSPAR Commission po identifikon burimet reale të ndotjes përgjatë lumit Shkumbin.


Bashkia Elbasan në kuadër të projektit BeMed+ dhe me metodologjinë ndërkombëtare të OSPAR Commission po identifikon burimet reale të ndotjes përgjatë lumit Shkumbin.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj në një postim në rrjetet sociale tha se “monitorimi i mjedisit po kthehet në një proces shkencor dhe të matshëm në bashkinë Elbasan”.

“Çdo mbetje e analizuar është një e dhënë konkrete për politika më të forta mjedisore teksa ky proces është njëkohësisht trajnim dhe ndërgjegjësim, me përfshirjen e të rinjve që matin, analizojnë dhe kontribuojnë për zgjidhje të qëndrueshme për qytetin e tyre”, theksoi Jaupaj.

Sipas tij, pas identifikimit të burimeve reale të ndotjes do të ndërhyhet drejtpërdrejt aty ku lind problemi.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja tha se “sot kemi filluar një model të ri të monitorimit të brigjeve tona lumore, pikërisht për të identifikuar arsyet kryesore të ndotjes që kemi dhe për t’i konstatuar ato në pika të caktuara në çdo kohë”.

Kjo, shtoi Llatja, do të na mundësojë monitorimin e vazhdueshëm, marrjen e masave përkatëse për evidentimin dhe goditjen e personave që ndotin mjedisin dhe lumenjtë.

Nxënës dhe studentë janë angazhuar aktivisht në matjen, analizimin dhe interpretimin e të dhënave, duke u bërë pjesë e drejtpërdrejtë e zgjidhjeve të qëndrueshme për qytetin e tyre.

Përfshirja e brezit të ri forcon kulturën e përgjegjësisë mjedisore dhe ndërton kapacitete afatgjata për komunitetin.

Çdo mbetje plastike e evidentuar nuk konsiderohet thjesht si mbeturinë, por si një e dhënë konkrete shkencore, që ndihmon në hartimin e masave të drejtpërdrejta dhe efektive ndaj ndotësve.

Ky proces shërben njëkohësisht si një laborator i hapur mjedisor dhe si një platformë edukimi për të rinjtë.

Nisma zbatohet në kuadër të programit BeMed+, me mbështetjen e Beyond Plastic Med, IUCN dhe Surfrider Foundation Europe, si dhe organizatës INCA Albania.

Përmes kësaj nisme, bashkia Elbasan konfirmon angazhimin e saj të qartë për politika mjedisore të bazuara në të dhëna dhe për veprime konkrete në mbrojtje të mjedisit, duke e vendosur qytetin në një rrugë të qëndrueshme zhvillimi të gjelbër.

Marrë nga ATSH

Rama në Këshillin e Atlantikut: Interes i lartë për profilin ndërkombëtar të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e Këshillit të Atlantikut në Uashington, një nga organizatat më të rëndësishme…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Këshillin e Atlantikut: Interes i lartë për profilin ndërkombëtar të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e Këshillit të Atlantikut në Uashington, një nga organizatat më të rëndësishme…