Themelohet Komiteti i të Rinjve, Sipërmarrjes dhe Inovacionit të Dhomës Amerikane, VanHorn: Katalizator për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn mbajti fjalën e rastit në nisjen e Komitetit të të Rinjve, Sipërmarrjes dhe Inovacionit të Dhomës Amerikane.


E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn mbajti fjalën e rastit në nisjen e Komitetit të të Rinjve, Sipërmarrjes dhe Inovacionit të Dhomës Amerikane.

Ky komitet themelohet në vitin e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një vend i themeluar nga novatorë, sipërmarrës dhe njerëz të gatshëm për të hapur një shteg të ri.

Van Horn në nisje të fjalës vuri në dukje se kjo është një platformë e re që do të lidhë sipërmarrësit e rinj shqiptarë me ekspertizën amerikane në biznes.

“Dhe Presidenti Donald Trump e ndërtoi karrierën e tij mbi një parim të thjeshtë: pengesat janë thjesht sfida për t’u kapërcyer. Siç ai ka thënë: “Nëse ke një mur betoni përpara, kalo përmes tij, kalo sipër tij ose përreth tij”, u shpreh VanHorn.

E Ngarkuara me Punë e ShBA-ve, theksoi se kjo është ajo për të cilën shërben ky komitet – t’i kthejë pengesat në mundësi.

“Idetë kanë nevojë për mundësi dhe ne mund ta bëjmë këtë përmes zgjuarsisë, integritetit dhe një shpirti të pathyeshëm. Ky komitet do të lidhë sipërmarrësit në zhvillim me drejtues të konsoliduar”, vijoi ajo.

“Dhe po shoh shumë prej tyre këtu sonte në Shqipëri. Do të ndajë ekspertizë, do të hapë dyert drejt tregut amerikan dhe do t’i ndihmojë të rinjtë shqiptarë të kenë sukses pikërisht këtu, në Shqipëri. Dhe siç ju thatë, Këndi Amerikan është vendi i përkryer për këtë nisje. Prej 22 vitesh, ka qenë një qendër e kulturës dhe risive amerikane në Shqipëri – nga inteligjenca artificiale te siguria kibernetike e deri te dizajni i lojërave”, tha ajo.

VanHorn cilësoi se me këtë komitet nis një lidhje të drejtpërdrejtë me drejtues biznesi që veprojnë sipas mënyrës amerikane të të bërit biznes.

“Dhe kjo sepse kur konkurrenca është e ndershme dhe suksesi bazohet në meritë, sipërmarrësit lulëzojnë dhe ndërtojnë biznese që zgjasin. Dhe faleminderit Dhomës Amerikane të Tregtisë për vizionin dhe udhëheqjen tuaj; Dhoma Amerikane ka qenë një partner i palëkundur. Dhe ky komitet do të nxisë bashkëpunimin me brezin e ardhshëm të Shqipërisë”, theksoi VanHorn, ndërsa u kërkoi të rinjve që ta bëjnë këtë komitet një katalizator për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington, një strukturë ndërkombëtare e…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington, një strukturë ndërkombëtare e…