PE mirëpret progresin e Shqipërisë: Thellim i reformave, zbatim i plotë i rekomandimeve për zgjedhjet

Parlamenti Europian mirëpriti angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, në draftraportin e përgatitur nga Komiteti për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian për progresin e vendit.


Parlamenti Europian mirëpriti angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, në draftraportin e përgatitur nga Komiteti për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian për progresin e vendit.

Në dokument theksohet se zgjerimi i BE-së mbetet një investim strategjik për paqen, sigurinë dhe zhvillimin demokratik në kontinent, ndërsa Shqipëria vlerësohet për orientimin e saj të qartë strategjik drejt anëtarësimit dhe përputhjen e plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Draftraporti nënvizon se Shqipëria, vend kandidat që nga viti 2014, ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave brenda një periudhe 13-mujore dhe synon mbylljen e tyre deri në fund të vitit 2027. Megjithatë, theksohet se progresi duhet të shoqërohet me zbatim të plotë dhe të qëndrueshëm të reformave, përtej miratimit formal të legjislacionit.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, raporti i referohet gjetjeve të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, duke vlerësuar se kuadri ligjor është gjerësisht i përshtatshëm për zgjedhje konkurruese. Deputetët bëjnë thirrje për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe për zbatim të plotë të rekomandimeve të pazbatuara.

Në fushën e shtetit të së drejtës, dokumenti mirëpret vijimin e reformës në drejtësi dhe procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por evidenton sfida të vazhdueshme lidhur me efikasitetin e gjyqësorit, stokun e çështjeve dhe nevojën për forcimin e pavarësisë institucionale.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prioritet, me theks të veçantë në hetimet dhe dënimet për korrupsion në nivele të larta.

Raporti shpreh shqetësim për polarizimin politik dhe diskursin përçarës, duke kërkuar forcim të rolit mbikëqyrës të Kuvendit dhe rritje të transparencës në proceset legjislative.

Gjithashtu kërkohen përpjekje shtesë për mbrojtjen e lirisë së medias, pluralizmit dhe të drejtave themelore, përfshirë mbrojtjen e minoriteteve dhe grupeve vulnerabël.

Në aspektin socio-ekonomik, drafti mirëpret angazhimin e Shqipërisë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, por vëren dobësi strukturore në ekonomi, informalitet dhe mungesë progresi në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike gjatë vitit të fundit.

Deputetët vlerësojnë gjithashtu përputhjen e plotë të Shqipërisë me politikën e jashtme të BE-së dhe rolin konstruktiv në stabilitetin rajonal, duke nënvizuar rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Sipas draftit, mbështetja financiare e BE-së përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA III) dhe Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes duhet të mbetet e lidhur ngushtë me rezultate konkrete dhe zbatim efektiv të reformave.

Rezoluta pritet t’u përcillet institucioneve të BE-së dhe autoriteteve shqiptare pas miratimit përfundimtar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Besimtarët ortodoksë marrin dritën e Pashkës në meshën e mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

“Ejani merrni dritë nga drita që nuk perëndon”, kjo thirrje mblodhi besimtarët në meshën e mesnatës në Katedralen Ortodokse “Ngjallja…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Besimtarët ortodoksë marrin dritën e Pashkës në meshën e mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

“Ejani merrni dritë nga drita që nuk perëndon”, kjo thirrje mblodhi besimtarët në meshën e mesnatës në Katedralen Ortodokse “Ngjallja…