
Leyla Aliyeva vizitë në Pediatri, donacion me pajisje mjekësore për QSUNT
Zëvendëspresidentja e Fondacionit “Heydar Aliyev”, Leyla Aliyeva vizitoi sot ambientet e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Zëvendëspresidentja e Fondacionit “Heydar Aliyev”, Leyla Aliyeva vizitoi sot ambientet e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Aliyeva u prit nga drejtoresha e Përgjithshme e QSUNT, Anxhela Paparizo, së bashku me stafin mjekësor.
Gjatë vizitës në Shërbimin e Onkohematologjisë Pediatrike, të drejtuar nga Prof. Donjeta Bali, u prezantua puna dhe përkushtimi i ekipit në trajtimin e pacientëve të vegjël.
Aliyeva përshëndeti nga afër fëmijët që trajtohen në këtë shërbim.
Fondacioni “Heydar Aliyev”, ka siguruar edhe një donacion me pajisje mjekësore, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme me QSUNT, jo vetëm në mbështetje me aparatura, por edhe në trajnimin e stafeve mjekësore.
Leyla Aliyeva, zëvendëspresidente e Fondacionit “Heydar Aliyev” u prit edhe nga Presidenti Begaj paraditen e sotme ndërsa ndodhet në Tiranë për çeljen e ekspozitës “Mother nature”.
Marrë nga ATSH


















