Kumbaro: Përjashtim nga tarifat e studimit dhe pagë 50 mijë lekë në muaj për 444 studentët e ekselencës

444 studentë të ekselencës dhe të programeve prioritare kombëtare do të mbështeten financiarisht nga Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Arsimit të Lartë


444 studentë të ekselencës dhe të programeve prioritare kombëtare do të mbështeten financiarisht nga Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Arsimit të Lartë përmes përjashtimit nga tarifat e studimit dhe njëkohësisht me pagën minimale prej 50 mijë lekë në muaj, për vitin akademik 2025-2026.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, në aktivitetin ku studentët përfitues u pajisën me kontratat e lidhura mes tyre, Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë dhe institucioneve të arsimit të lartë, me pjesëmarrjen e kryetarit të Konferencës së Rektorëve, Artan Hoxha, u shpreh viti akademik 2025–2026 shënon kulmin e kësaj politike: 444 studentë përfitojnë nga skema, ndërsa mbështetja mujore arrin në 50,000 lekë për secilin.

“E institucionalizuar për herë të parë në vitin 2022, kjo skemë është shndërruar në një instrument të konsoliduar të politikave të arsimit të lartë. Rritja progresive e numrit të përfituesve dhe e fondit financiar dëshmon për një angazhim të qëndrueshëm për të mbështetur të rinjtë dhe për të rritur cilësinë akademike në universitete.
Viti akademik 2025–2026 shënon kulmin e kësaj politike: 444 studentë përfitojnë nga skema, ndërsa mbështetja mujore arrin në 50,000 lekë për secilin. Janë lidhur kontratat mes AKFAL dhe studentëve, dhe sot ju do të merrni kontratat. Nga këta, 166 janë studentë ekselentë dhe 278 ndjekin programe prioritare, duke reflektuar një orientim të qartë drejt fushave kyçe për zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të vendit”, tha ministrja Kumbaro.

Duke folur më tej për shpërndarjen sipas universiteteve, ministrja e Arsimit tha se: “Universiteti Bujqësor i Tiranës ka numrin më të lartë të studentëve në degë prioritare. 125 studentë nga UBT janë duke ndjekur degë prioritare dhe po mbështeten nga skema. Ndërsa universiteti i Mjekësisë ka numrin më të lartë të studentëve të shkëlqyer, 125 studentë.”

Nga ana tjetër, kryetari i Konferencës së Rektorëve, Artan Hoxha tha se: “Pakti për universitetin ka rezonuar në një mbështetje financiare për studentët në tërësi. Ne si universitete publike kemi bërë politikat tona duke i mbajtur të njëjta apo ulur tarifat e studimit, për të lehtësuar kostot e jetesës së studentëve. Gjithashtu, studentët që vijnë me nota të larta, nga nota 9 deri në 10, kanë një mbështetje financiare si dhe përjashtim nga tarifa e studimit. Bursat studentore për studentët e ekselencës dhe ata që studiojnë në programe me interes kombëtar, mbulohen 100% nga buxheti i shtetit për t’u dhënë mundësi këtyre studentëve të performojnë më mirë”.

Thirrja për mbështetjen financiare për studentët ekselentë dhe të programeve prioritatre, mbulohet nga buxheti i Ministrisë së Arsimit për arsimin e lartë, i cili në vitin 2026 është 185 milionë euro, më i larti në vlerë nominale. Përmes këtij buxheti, mbulohen gjithashtu bursat për 12 mijë studentë nga shtresat sociale në nevojë, sigurohet përjashtim ose reduktim i tarifave për 41 mijë studentë të Institucioneve publike të arsimit të lartë, si dhe mbështetet e skema kreditimit studentor, përmes së cilës qeveria mbulon deri në 5% të normës së interesit të kredisë.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Forumi Ekonomik i Tiranës, Spiropali: Korridori VIII, hapësirë e sigurt për tregti dhe investime

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot në Forumin Ekonomik të Tiranës, pas përfundimit të Ministerialit…

Global 360

Pavlov: Korridori VIII, katalizator për investime në logjistikë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikolay Pavlov, deklaroi sot se në mjedisin gjeopolitik, ndërlidhja mes vendeve dhe transporti…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Forumi Ekonomik i Tiranës, Spiropali: Korridori VIII, hapësirë e sigurt për tregti dhe investime

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot në Forumin Ekonomik të Tiranës, pas përfundimit të Ministerialit…