Vengu: Shqipëria, hallkë e fortë në zinxhirin e sigurisë evropiane

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një intervistë për EURACTIV, dhënë në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, theksoi se, Shqipëria synon të jetë një hallkë e fortë dhe e besueshme në arkitekturën e sigurisë evropiane, përballë sfidave në rritje në kontinent.

“Rajoni ynë nuk është periferia e sigurisë evropiane, por pjesë e sistemit të saj nervor”, u shpreh Vengu, duke nënvizuar se Europa Juglindore përballet sot me kërcënime që kërkojnë përgjigje të koordinuara dhe angazhim të shtuar.

Sipas tij, zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt Europës Juglindore lidhet jo vetëm me përmbushjen e standardeve nga vendet kandidate, por edhe me koherencën dhe vendosmërinë gjeopolitike të vetë BE-së.

“Nëse Europa dëshiron të dëshmojë thellësi strategjike, duhet të anëtarësojë ato vende që kontribuojnë vazhdimisht për ta garantuar atë”, theksoi ministri.

Duke folur për prioritetet në fushën e mbrojtjes, Vengu u ndal te rëndësia e rritjes së kapaciteteve të Forcave të Armatosura, duke vënë theksin te shpejtësia dhe masa në inovacion, kapacitete prodhuese, logjistikë dhe rezerva. Ai nënvizoi se qëndrueshmëria (resilience) mbetet para së gjithash një detyrë kombëtare.

“Qëndrueshmëria është, para së gjithash, një detyrë kombëtare përpara se të jetë një përgjegjësi aleate. Gatishmëria e një vendi nuk mund të delegohet”, deklaroi ai.

Ministri bëri të ditur se Shqipëria po ndërmerr hapa konkretë për forcimin e rolit të saj në sigurinë rajonale dhe evropiane, përmes ringjalljes së segmenteve të fjetura të industrisë së mbrojtjes, forcimit të korridoreve logjistike si dhe përmirësimit të porteve dhe infrastrukturës së ndërlidhjes.

“Synimi ynë është të jemi një vend anëtar i besueshëm dhe i parashikueshëm, që kontribuon në stabilitetin rajonal dhe prosperitetin evropian”, përfundoi Vengu.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Global 360

Pritje shtetërore për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Osmani: Miqësia me aleatët, shtylla më e fuqishme e të ardhmes

Në shënim të 18-vjetorit të pavarësisë, në Prishtinë u organizua pritje shtetërore nga presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri i…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia