
Instituti “Konfuci” në Tiranë organizon veprimtarinë për Vitin e Ri Kinez
Në Institutin “Konfuci” të Universitetit të Tiranës u zhvillua një veprimtari për Festën e Pranverës, Viti i Ri Kinez. Studentë kinezë të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit prezantuan nëpërmjet videove traditën e lashtë të Vitit të Ri Kinez.

Në Institutin “Konfuci” të Universitetit të Tiranës u zhvillua një veprimtari për Festën e Pranverës, Viti i Ri Kinez. Studentë kinezë të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit prezantuan nëpërmjet videove traditën e lashtë të Vitit të Ri Kinez, që sivjet kremtohet më 17 shkurt. Këtë vit kremtohet Viti i Kalit, një simbol i hijeshisë, forcës dhe besnikërisë.
Studentja Merita prezantoi para pjesëmarrësve ngjashmërinë mes Festës së Pranverës në Kinë dhe Festës së Pranverës në Shqipëri.

Instituti “Konfuci” ne Tiranë organizon veprimtarinë për Vitin e Ri Kinez/Foto nga CMG
Të pranishmit ndoqën me interes kumtesën për përqafimin nga bota të Festës së Pranverës, e cila në vitin 2024 u shpall nga UNESCO si pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore.
Studentët shqiptarë të gjuhës kineze pranë Institutit “Konfuci” në Tiranë u bënë pjesë e konkursit për traditën kineze të Festës së Pranverës. Fituesve iu ndanë dhurata në një atmosferë të gëzuar festive.

Instituti “Konfuci” në Tiranë organizon veprimtarinë për Vitin e Ri Kinez/Foto nga CMG
Në veprimtarinë kulturore për kremtimin e Vitit të Ri Kinez ishin të pranishëm diplomatë të Ambasadës së Kinës në Shqipëri, drejtori i Institutit “Konfuci” Zheng Baoguo, nënkryetari i Shoqatës së miqësisë Shqipëri-Kinë, Sotiraq Xhari, studentë shqiptarë të Institutit “Konfuci” dhe studentë kinezë në Universitetin e Tiranës.
Pjesëmarrësit provuan njohuritë e tyre në shkrimin e karaktereve kineze. Gjatë veprimtarisë u shfaq dhe promo e Galasë së Vitit të Ri Kinez së Grupit Mediatik të Kinës.

Pjesemarres ne aktivitetin per Vitin e Ri Kinez, duke ushtruar kaligrafine/Foto nga CMG
Me urimin “Gëzuar Vitin e Ri Kinez!” veprimtaria përcolli mesazhe miqësore për paqe, begati dhe lumturi.
Burimi CGTN


















