Ambasadori shqiptar në Kinë pret albanologun kinez, Zheng En Bo

Ambasadori shqiptar në Kinë, Riza Poda, priti në një takim pune albanologun e njohur kinez, Zheng En Bo, përkthyes të veprave madhore të letërsisë shqipe dhe një prej kontribuesve më të rëndësishëm në promovimin e kulturës shqiptare në Kinë.


Ambasadori shqiptar në Kinë, Riza Poda, priti në një takim pune albanologun e njohur kinez, Zheng En Bo, përkthyes të veprave madhore të letërsisë shqipe dhe një prej kontribuesve më të rëndësishëm në promovimin e kulturës shqiptare në Kinë.

Zheng En Bo, anëtar nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe mbajtës i Urdhrit “Naim Frashëri i Artë”, është autor dhe përkthyes i dhjetëra botimeve mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare, duke i dedikuar gjithë jetën e tij këtij misioni fisnik.

Gjatë takimit, ambasadori Poda e falënderoi për kontributin e çmuar në afrimin e Shqipërisë me publikun kinez dhe e ftoi të angazhohet aktivisht në veprimtaritë kulturore e letrare që selia diplomatike shqiptare do të organizojë, sidomos në nderim të Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit, veprat e të cilëve ai i ka sjellë me mjeshtëri në gjuhën kineze, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar të Ambasadës shqiptare në Kinë.

Zheng En Bo ndau kujtime nga lidhja e tij e hershme me Shqipërinë, foli për projektet aktuale dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin, me qëllim promovimin e letërsisë dhe kulturës shqiptare te brezi i ri kinez.

Burimi CGTN

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…