Akreditohen 71 institucione shëndetësore në të gjithë vendin gjatë 2025-ës

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor përmbylli procesin e akreditimit të institucioneve shëndetësore për vitin 2025, një proces që synon rritjen e sigurisë së pacientëve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në të gjithë vendin.

Gjatë këtij procesi janë akredituar gjithsej 71 institucione shëndetësore, nga të cilat 66 qendra shëndetësore, 4 spitale bashkiake dhe 1 spital rajonal.

Sipas Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, procesi i akreditimit shërben si një mekanizëm i rëndësishëm për garantimin e transparencës dhe përmirësimin e performancës së institucioneve shëndetësore, duke nxitur zbatimin e praktikave më të mira në ofrimin e shërbimeve.

Akreditimi i institucioneve shëndetësore për vitin 2025 konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemit publik të kujdesit shëndetësor, duke rritur besimin e qytetarëve dhe duke garantuar shërbime më të sigurta, më cilësore dhe më të aksesueshme për të gjithë pacientët.

Operatori thekson se procesi do të vijojë edhe në vitet në vijim, si pjesë e angazhimit për rritjen e standardeve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

Burimi ATSH

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.