
Balla takon Raportuesin e PE-së për Shqipërinë, Schieder
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u takua sot në Kuvend me Raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u takua sot në Kuvend me Raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder.
Gjatë takimit u diskutua mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe përgatitjen e raportit vjetor për vendin tonë, i cili, pas miratimit në Komitetin e Politikës së Jashtme (AFET), do të votohet në seancën plenare të Parlamentit Europian.
Raportuesi Andreas Schieder, i cili po përgatit raportin vjetor për Shqipërinë, vlerësoi në debatin e fundit në Parlamentin Europian se Shqipëria mund të konsiderohet “favoriti kryesor” mes vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Takimi u zhvillua në kuadër të dialogut të vazhdueshëm institucional mes autoriteteve shqiptare dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian për avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit.
Burimi ATSH


















