Prezantohet platforma kombëtare e eksporteve “EksportON”

Platforma më e re kombëtare e dialogut për eksportet shqiptare, “EksportON”, e hartuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), synon të krijojë një hapësirë të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, agjencive mbështetëse dhe bizneseve eksportuese.


Platforma më e re kombëtare e dialogut për eksportet shqiptare, “EksportON”, e hartuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), synon të krijojë një hapësirë të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, agjencive mbështetëse dhe bizneseve eksportuese.

Platforma synon vendosjen e eksporteve në qendër të politikave të zhvillimit ekonomik, duke kontribuar në rritjen e vlerës së shtuar të produkteve “Made in Albania” dhe në forcimin e konkurrueshmërisë së tyre në tregjet ndërkombëtare.

Prezantimi i “EksportON” përkoi me 15-vjetorin e krijimit të AIDA-s, e cila është tashmë një institucion i konsoliduar në mbështetje të biznesit shqiptar, të investimeve vendase dhe të huaja, si dhe në promovimin e eksporteve dhe lidhjen e kompanive shqiptare me tregjet ndërkombëtare.

Në ceremoninë e prezantimit ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se “EksportON” do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për matjen e indikatorëve që burojnë nga realiteti i përditshëm i punës së eksportuesve.

“Është një platformë që njëkohësisht do të merret me matjen e indikatorëve që vijnë nga realiteti i punës suaj të përditshme dhe që çdo vit do të nxjerrë raportin e vet mbi mënyrën se si kanë lëvizur volumet eksportuese”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit, ky raport do t’i shërbejë qeverisë për të adresuar nevojat dhe politikat mbështetëse, ndërsa bizneseve për të kuptuar më mirë dinamikat dhe drejtimet e zhvillimit të eksporteve.

Përmes kësaj platforme, AIDA forcon rolin e saj si një nyje lidhëse mes shtetit dhe eksportuesve, duke synuar një model zhvillimi të bazuar në cilësi, inovacion dhe vlerë të shtuar për ekonominë shqiptare.

Marrë nga ATSH

Sejko takim me drejtoreshën e BB: Ekonomia shqiptare në trajektore pozitive zhvillimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sejko takim me drejtoreshën e BB: Ekonomia shqiptare në trajektore pozitive zhvillimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor,…