ILD në Kosovë, Metani: Iniciativa të përbashkëta për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në dy vendet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, i shoqëruar nga një delegacion nga trupa inspektuese e ILD-së, zhvilloi një vizitë pune në Prishtinë, ku pati takime me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe trupën akademike të Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Prishtinës.


Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, i shoqëruar nga një delegacion nga trupa inspektuese e ILD-së, zhvilloi një vizitë pune në Prishtinë, ku pati takime me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe trupën akademike të Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Prishtinës.

Në takimin e zhvilluar me kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi dhe gjyqtarin e Gjykatës Supreme, Qerim Ademaj, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u ndal si fillim tek roli dhe funksionet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në lidhje me trajtimin e ankesave, hetimet disiplinore dhe inspektimet ndaj magjistratëve.

Kryetari i Gjykatës Supreme e informoi Inspektorin e Lartë të Drejtësisë rreth funksioneve të Gjykatës që drejton, si dhe kompetencën që Gjykata Supreme ka në trajtimin e ankesave të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë, ndaj vendimeve të Komisioneve Disiplinore të Këshillave përkatës. Metani dhe Rexhepi vlerësuan se ndërtimi dhe thellimi i marrëdhënieve profesionale mes dy institucioneve kontribuon në promovimin e standardeve etike dhe profesionale në sistemet e drejtësisë së dy vendeve.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilloi një takim pune në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ku u mikprit nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor Albert Zogaj, zëvendëskryesuesja e këtij Këshilli Arjeta Sadiku, kryetarja e Komisionit të Performancës së gjyqtarëve Teuta Brahimi, si dhe drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Shkëlzen Maliqi.

Metani e falenderoi Zogajn për pjesëmarrjen dhe angazhimin në konferencën rajonale të shërbimeve të inspektimit, që u mbajt në Tiranë në 25-26 shtator 2025, vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të praktikave më të mira profesionale dhe të përvojave institucionale.

Duke vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin ndërinstitucional, kryesuesi Zogaj e informoi Inspektorin e Lartë të Drejtësisë mbi zhvillimet brenda sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës, përfshirë proceset reformuese, avancimin e mekanizmave të llogaridhënies dhe integritetit, si dhe sfidat me të cilat përballet Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen, edhe përmes shkëmbimeve profesionale në institucionet respektive.

Një ndalesë e posaçme e vizitës së punës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në Kosovë ishte në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit “Hasan Prishtina”, me të cilin ILD ka një marrëveshje bashkëpunimi, që në tetor të vitit 2022.

Në takimin me dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Avni Puka dhe trupën akademike të këtij Fakulteti, u konsiderua si mjaft produktiv bashkëpunimi i deritanishëm, sidomos me vizitat studimore të studentëve të Fakultetit Juridik të Prishtinës në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe u hodhën ide për bashkëpunime në të ardhmen, si një trashëgimi e brezave, por edhe e konsolidimit të institucioneve të drejtësisë, pasi studentët e sotëm janë pjesa e ardhme e sistemit në Kosovë.

Burimi ATSH

Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë

Njësitë speciale RENEA dhe EKAM e Greqisë zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Tiranë, duke konsoliduar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë

Njësitë speciale RENEA dhe EKAM e Greqisë zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Tiranë, duke konsoliduar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e…