Malaj: Bizneset të aplikojnë për statusin OEA për procedura më të thjeshtuara doganore

Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë pune në dy kompani shqiptare, të cilat kanë përfituar statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar, kompaninë “Everest” dhe “Albelettrica”.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë pune në dy kompani shqiptare, të cilat kanë përfituar statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar, kompaninë “Everest” dhe “Albelettrica”.

Gjatë vizitës, ministri Malaj u njoh nga afër me aktivitetin e kompanive dhe me përfitimet që ka sjellë statusi i Operatorit Ekonomik të Autorizuar për to. Kompania Everest ushtron aktivitetin e saj ekonomik prodhues dhe eksportues në sektorin e profileve të duraluminit dhe industrisë së automotivës, ka rreth 530 punonjës dhe operon në të gjithë zinxhirin e prodhimit, nga përpunimi i aluminit deri te produktet e gatshme për tregun vendas dhe eksport. Rreth 60–65% e prodhimit të saj eksportohet në tregje si Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe vendet e rajonit.Administratori i kompanisë “Everest” vlerësoi përfitimet që statusi OEA i ka sjellë biznesit, duke theksuar thjeshtimin e procedurave doganore, reduktimin e kontrolleve, përshpejtimin e transportit dhe kursimin e kohës, element kyç për rritjen e eficiencës dhe konkurrueshmërisë.

Vizita vijoi në kompaninë “Albelettrica”, një tjetër subjekt përfitues i statusit Operator Ekonomik i Autorizuar, e specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile, industriale, si dhe projektimin dhe instalimin e tyre. Edhe përfaqësuesit e kësaj kompanie theksuan se certifikimi OEA ka sjellë lehtësira të ndjeshme në procedurat doganore, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e kostove dhe përmirësimin e performancës operacionale.

Nga ana e tij, ministri i Financave vlerësoi lehtësitë që sjell statusi iOperatorit Ekonomik të Autorizuar dhe i bëri thirrje të gjithë bizneseve që të aplikojnë për të përfituar këtë status.

“Jemi sot këtu për t’i bërë thirrje të gjithë bizneseve nëpër Shqipëri, të cilët kanë një aktivitet që i lidh me importin dhe eksportin në drejtorinë e Doganave, që të shohin mundësinë për të marrë certifikimin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar, sepse ju jep procedura doganore më të thjeshtuara, më pak kontrolle nëpër doganë por, edhe në ato raste kur ka kontrolle, subjektet të cilët kanë këtë certifikim kanë një prioritet përsa i përket procesimit të procedurave doganore”, u shpreh Malaj.

Nga ana e tij, drejtori i Përgjithshëm i Doganave vuri në dukje se statusi OEA bazohet në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet administratës doganore dhe bizneseve korrektë. Ai theksoi se përfitimet përfshijnë, ndër të tjera, më pak kontrolle dokumentare dhe fizike, zhdoganim lokal në ambientet e subjektit dhe kursim të ndjeshëm të kohës dhe kostove.

Gjatë vizitës, Malaj përfitoi nga rasti për të informuar se aktualisht Shqipëria po punon intensivisht për përafrimin e Kodit Doganor me legjislacionin e Bashkimit Europian, proces që pritet të përfundojë brenda këtij viti.

“Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë drejt përafrimit të të gjithë kuadrit të saj ligjor me direktivat e Bashkimit Europian. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është aktualisht duke punuar për të përafruar dhe për të harmonizuar të gjithë Kodin Doganor me kërkesat e direktivave të BE dhe brenda këtij viti ne do ta përfundojmë të gjithë këtë proces. Kodi Doganor shqiptar do të jetë njësoj si Kodi Doganor që aplikohet në Bashkimin Europian. Prandaj, këto fasilitete të cilat ju tashmë i keni përfituar duhet t’i përfitojnë edhe operatorët e tjerë, në mënyrë që të jenë edhe ata më efikasë dhe më konkurrues në tregun ku do të aderojmë shumë shpejt”, tha ministri i Financave.

Operatori Ekonomik i Autorizuar (OEA) është një status që u jepet operatorëve ekonomikë të besueshëm, të cilët përfitojnë nga thjeshtime dhe lehtësira doganore, si dhe nga një trajtim më i favorshëm nga administrata doganore. Deri më tani, këtë status e kanëpërfituar 18 kompani, të cilat operojnë në sektorë të ndryshëm në treg.Për të përfituar statusin OEA, operatorët duhet të plotësojnë kritere të caktuara, si: respektimi i legjislacionit doganor dhe tatimor, kapacitet i mirë financiar, sisteme të përshtatshme menaxhimi dhe, për OEA-S, standarde të larta sigurie dhe mbrojtjeje të zinxhirit tregtar.Përfitimet e statusit të OEA-ve jepen në varësi të llojit të autorizimit, si: një trajtim më i favorshëm në lidhje me vlerësimin e riskut dhe kontrollet; një akses i thjeshtuar apo ekskluziv në disa thjeshtime doganore; si dhe marrëveshje për njohje të përbashkët me shtete të tjera.

Burimi ATSH

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…