
Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Ambasada Gjermane në Tiranë do të vijojë mbështetjen financiare për bizneset e vogla në Shqipëri si mbështetje në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian

Ambasada Gjermane në Tiranë do të vijojë mbështetjen financiare për bizneset e vogla në Shqipëri si mbështetje në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Ambasada Gjermane njoftoi sot se se prej më shumë se 10 vjetësh vazhdon mbështetja për zhvillimin dhe rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri.
Sipas ambasadës, një pjesë shumë e rëndësishme është mbështetja përmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW për Fondacionin Shqiptar të Garancive për Zhvillim (ADGF) me më shumë se 40 milion €, i cili gjatë dekadës së parë të ekzistencës së tij ka siguruar mbi 33,000 kredi për sipërmarrësit.
Ambasada gjermane thekson se kjo ka mundësuar “injeksione financiare” për bizneset, të cilat ndoshta nuk do të ishin realizuar duke nxitur kështu inovacion, rritje, përmirësim të konkurrencës dhe veçanërisht një transformim në zonat rurale dhe një përkushtim më të madh ndaj mbrojtjes së mjedisit.
“Jemi të lumtur që BE, si bashkëthemeluese e ADGF, do të angazhohet edhe më shumë në të ardhmen, duke u mundësuar edhe shumë biznese të tjera të përfitojnë garanci kredie”, thuhet në postimin e ambasadës gjermane në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit, mbështetja shkon në përgatitjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për kërkesat e tregut të brendshëm të BE-së.
Burimi ATSH



















