
Përmirësimi i kuadrit ligjor, Ministria e Drejtësisë memorandum mirëkuptimi me PNUD
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi sot një takim me përfaqësuesen e përhershme të UNDP Albania, Randi Davis.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi sot një takim me përfaqësuesen e përhershme të UNDP Albania, Randi Davis.
Lamallari informoi se gjatë takimit u nënshkrua Memorandum Mirëkuptimi për të ripërtërirë partneritetin në përmirësimin e kuadrit ligjor, investimin te profesionistët e fushës së drejtësisë dhe rrjetëzimin e shërbimofruesve, për të rritur ndërgjegjësimin dhe ndikimin real të shërbimeve juridike falas tek ata që kanë më shumë nevojë.
Sipas Lamallarit, ky bashkëpunim është plotësisht në linjë me prioritetet e integrimit evropian, detyrimet ndërkombëtare dhe standardet e të drejtave të njeriut.
“E çmoj të gjithë partneritetin që kemi pasur me UNDP, veçanërisht në fushën e ndihmës ligjore falas dhe besoj se ky memorandum e çon angazhimin në një nivel më të lartë. Mirënjohje gjithashtu ndaj Agjencisë Austriake për Zhvillim për financimin e projektit”, tha Lamallari.
Burimi ATSH


















