Seanca në Kushtetuese, qeveria: Pezullimi i Ballukut cenon parimin e ndarjes së pushteteve

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku të vendosur nga Gjykata e Posaçme (GJKKO).


Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku të vendosur nga Gjykata e Posaçme (GJKKO).

Përfaqësuesja e Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, Jona Qosja parashtroi argumentet se pse pezullimi i Belinda Ballukut nuk mund të bëhet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Qosja argumentoi se vendimi i GJKKO “është i njëanshëm edhe haptazi e përmbush këtë standard kushtetues dhe cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve”.

Në nisje të fjalës së saj, Qosja shpjegoi se pse Këshilli i Ministrave dhe Kryeministrit legjitimohen si palë në proces.

Sipas saj kërkesa e Këshillit të Ministrave dhe Kryeministrit lidhet me “marrëdhënien ndërmjet tre pushteteve dhe në thelb të këtyre kërkimeve qëndron pyetja “A ka të drejtë gjykata penale të pezullojë nga detyra një ministër njësoj siç mund të pezullojë çdo zyrtar tjetër të pushtetit ekzekutiv? Ne mendojmë se jo! Megjithatë argumentet i përkasin themelit të çështjes.

Së pari, nënvizoi Qosja “për legjitimim, sqarojmë se Këshilli i Ministrave vjen në këtë gjykim se organit të cilit i është pezulluar veprimtaria në njërën prej fushave të përgjegjësisë së tij shtetërore, fusha e infrastrukturës dhe Energjisë”.

Sipas përfaqësueses së Kryeministrit, “GJKKO duke pezulluar ministrin nga detyra ka pezulluar jo vetëm vendimmarrjen e ministrit brenda ministrisë së tij përkatëse por edhe vendimarrjen në Këshillit e Ministrave”.

“SPAK pretendon se projektaktet që nuk i propozon dot më ministrit tashmë mund t’i propozojë kryeministri, ky argument nuk qëndron sepse kryeministri propozon vetëm akte që nuk i përkasin asnjë ministrie tjetër dhe që i janë dhënë atij shprehimisht si detyra me ligj të posaçëm”, theksoi Qosja.

Qosja tha se “Kryeministri legjitimohet në këtë gjykim si organi i cili po vendoset në kushte që e detyrojnë të zëvendësojë një anëtar të qeverisë së tij”.

“Pezullimi e detyron Kryeministrin që të shkarkojë ministrin aktual dhe të emëroj një ministër të ri. Në këto kushte, nuk mund të mohohet se masa e sigurimit penal sjellë pasoja në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave dhe Kryeministrit. Nëse këto pasoja janë të lejuara nga Kushtetua ose jo, kjo pyetje i përket themelit të çështjes, por nuk mund të mohohet interesi konkret kushtetuese për vënien në lëvizje të këtij gjykimi dhe për të marrë përgjigjen ndaj kësaj pyetje.

“Për këtë gjykim kushtetues nuk ka asnjë rëndësi fakti që Këshilli i Ministrave dhe ministri nuk janë palë në procesin penal, sepse legjitimiteti kushtetues buron nga pasoja që sjellë masa e sigurimit tek veprimtaria e këshillit të ministrave dhe kryeministrit jo nga të drejtat e të pandehuri në procedimin penal”, vijoi Qosja.

Së dyti theksoi përfaqësuesja e qeveris “sa i përket pretendimit se duhet të shterohen shkallët e gjykimit për masën e sigurimit, kjo vlen vetëm për ankimin individual që bën personi, subjekt i masës, ndërsa, është çështje tjetër ankimi që bën Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri për kompetenca që u cenohen atyre nga kjo masë”.

“Gjykimi i mos marrëveshjes së kompetencës është në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese. SPAK ka pretenduar se është gjykata penale që vlerëson kufijtë e juridiksionit e kompetencës së saj, Këshilli i Ministrave dhe ministrat nuk kanë asnjë mundësi dhe mjet procedural për t’ja kaluar gjykatës penale këtë tejkalim të juridiksionit dhe kompetencave të saj sepse nuk janë palë në procesin e masës së sigurimit. Mjeti i vetëm procedural në dispozicion është ankimi kushtetues për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave për ndarjen e pushteteve”, tha ajo.

Qosja solli një shembull hipotetik në rastin e arrestimit të një deputeti, ku sipas saj nuk mund të kryhet pa autorizimin e Kuvendit.

“Supozojmë se GJKKO do të kishte urdhëruar masën e arrestit me burg për një deputet pa u marrë me parë autorizimi nga Kuvendi. Kuvendi që do të ishte cenuar në kompetencën e tij kushtetuese për të dhënë autorizmin e arrestit. A do të duhet të priste sa të përfundonte gjykimi i ankimit të deputetit në të gjitha shkallët e gjyqësorit? Ashtu si Kuvendi nuk ka detyrim të presë ankimin individual të deputetit, edhe Këshilli i Ministrave edhe Kryeministri që cenohen në veprimtarinë dhe të drejtën propozuese të tyre, nuk kanë asnjë detyrim për të pritur shqyrtimin e ankimit individual të të pandehurit në të gjitha shkallët gjyqësore, çdo pretendim i kundërt është alogjik”, tha ajo.

Duke u ndalur tek themeli i kërkesës, Qosja theksoi se “vlerësojmë se GJKKO dhe asnjë gjykatë tjetër nuk lejohen nga kushtetuta që ta vendosin këshillin e Ministrave dhe Kryeministrin në situatën që përshkruam. Pushteti gjyqësor nuk ka të drejtë që në mënyrë të njëanshme të shkaktojë pezullimin e një dege të ekzekutivit, thjeshtë nëpërmjet një mase sigurimi”.

“Në rast se gjykata vlerëson se nevoja e sigurimit të individit është e tillë që i bën të pashmangshme këto pasoja në detyrën e tij prej ministri, atëherë nuk mund ta vendosë masën e sigurimit në mënyrë të njëanshme pa marrë autorizimin nga Kuvendi. Ky është një standard kushtetues për çdo masë sigurimi që pengon ushtrimin e detyrës së ministrit”, tha ajo.

Qosja argumentoi se masa e pezullimit është antikushtetuese pa marrë më parë miratimin e Kuvendit. Gjithashtu, Qosja theksoi se në Kushtetutë nuk ka asnjë parashikim për pezullimin e një ministri.

“Anëtarët e Këshillit të ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit. SPAK nuk ka zbatuar dispozitat kushtetuese, pasi autorizimi nga Kuvendi është i nevojshëm edhe për ministrin jo deputet. Mjafton të përmendim vetëm faktin se nuk ka asnjë parashikim pezullimi në kushtetutë për të treguar se pezullimi i ministrit nuk mund të kryhet. Nëse kushtetutbërësi do të synonte të kundërtën do ta kishte shprehur atë drejtpërdrejt sikurse ka bërë edhe për funksionarë të tjerë”, tha ajo.

Sipas saj asnjë akt i njëanshëm i pushtetit gjyqësor nuk mund ta cenojë ushtrimin e detyrës së tij sa kohë që individi ende nuk është gjykuar me vendim të formës së prerë.

“Nëse nevoja e sigurimit e dikton që ai mos të ushtrojë më atë detyrë gjatë procedimit atëherë duhet të shprehet për pezullimin një nga këto organe ose organi kushtetuese, ose organi që kushtetuta ka parashikuar që duhet të japë autorizimin e posaçëm për masat e sigurimit që pengojnë ushtrimin e detyrës. Në rastin konkret Kuvendi është organi që ka kompetencë të japë autorizimin për masat e sigurimit, që pengojnë detyrën e ministrit”, tha Qosja.

Qosja tha se vendimi i GJKKO është i njëanshëm edhe “haptazi e përmbush këtë standard kushtetues dhe cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve”.

Në përfundim Qosja kërkoi që të pezullohet masa e ushtrimit të detyrës për zëvendës kryeministren, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria në Bordin e Paqes, Spiropali: Moment me peshë të veçantë, nuk është çështje partiake

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit, ku po shqyrtohet miratimi…

Global 360

Trump themelon zyrtarisht Bordin e Paqes, firmos edhe Vjosa Osmani

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot në Davos kartën themeluese të Bordit të Paqes, pak çaste pasi siguroi se…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Shqipëria në Bordin e Paqes, Spiropali: Moment me peshë të veçantë, nuk është çështje partiake

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit, ku po shqyrtohet miratimi…