Elena Gjika, “ambasadorja” e çështjes shqiptare

Më 22 janar 1829, lindi në Bukuresht, Elena Gjika, e njohur me pseudonimin letrar Dora d’Istria.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Më 22 janar 1829, lindi në Bukuresht, Elena Gjika, e njohur me pseudonimin letrar Dora d’Istria.

Elena Gjika ishte një intelektuale me ndikim evropian, që luajti rol aktiv në lëvizjet për liritë civile dhe vetëvendosjen e popujve të Ballkanit. Duke mos harruar rrënjët e saj, u bë “ambasadorja” që përdori penën dhe prestigjin personal, për ta bërë Shqipërinë të njohur dhe të respektuar në sytë e botës.

Elena Gjika vinte nga një familje shqiptare e vendosur prej shekujsh në Rumani. Përmes letërkëmbimeve me figura si Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Thimi Mitko etj., Gjika kontribuoi në artikulimin e ideve politike mbi autonominë dhe organizimin e shqiptarëve, sidomos gjatë periudhës së Lidhjes së Prizrenit (1878).

Në studimet e saj mbi kulturën dhe diasporën shqiptare në Rumani e Itali, ajo e trajtoi folklorin si një burim dokumentar për të dëshmuar vijimësinë kulturore dhe etnike. Veprat e saj shërbyen si një analizë e rëndësishme që prezantoi identitetin shqiptar përpara opinionit publik evropian, duke i dhënë një bazë intelektuale dhe vlerësim ndërkombëtar trashëgimisë historike të Shqipërisë.

Burimi ATSH

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…