
Rama për “21 Janarin”: Katër të vrarë nuk prehen ende në paqe
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar ngjarjen e “21 Janarin” ku në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë mbetën të vrarë katër protestues.

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar ngjarjen e “21 Janarin” ku në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë mbetën të vrarë katër protestues.
Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se “15 vite më parë ndodhi një krim shtetëror i pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare”.
Kreu i qeverisë thekson se “katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë”.
Rama shpreh bindjen se “sado të vonojë drejtësia për 21 Janarin nuk do të harrojë”.
Më 21 janar të vitit 2011 gjatë protestës së PS-së, humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja, të cilët 10 vite më vonë u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”.
Gjykata e Lartë ka vendosur në mars të 2024-ës që dosja e “21 Janarit” të hetohet nga SPAK duke pranuar kërkesën e familjarëve të viktimave.
Burimi ATSH



















