Miratohen ndryshimet në ligjet e sistemit të drejtësisë, Manja: Të dakordësuara me KE-në

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike i Kuvendit miratoi sot në parim dhe nen për nen projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””.


Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike i Kuvendit miratoi sot në parim dhe nen për nen projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””.

Deputetët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë në komision, ndërsa deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, votoi kundër dhe e cilësoi projektligjin si “mafioz dhe antikushtetues”.

“Përpjekje flagrante për të kapur e vënë nën kontroll absolut politik pushtetin gjyqësor. Ky projektligj shkel hapur Kushtetutën, cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe rrëmben kompetencat ekskluzive të Këshillit të Lartë Gjyqësor për emërimin e kryetarëve të gjykatave. Ky projektligj rrënon drejtësinë dhe e shndërron atë në një zgjatim të narkopushtetit. Partia e Lirisë kërkon me forcë tërheqjen e menjëhershme të këtij projektligji mafioz dhe antikushtetues”, tha Blushi.

Blushi theksoi se mbështet “qëndrimin kushtetues dhe parimor të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve”.

Nga ana tjetër kryetari i komisionit Ulsi Manja, tha se “janë ndryshime të dakordësuara germë për germë me Komisionin Evropian dhe po ta kishit lexuar nenin 13, aty ka gjetur zgjidhje edhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve”.

Manja tha se “ne kemi bërë një zgjidhje që i jep frymëmarrje sistemit gjyqësor në drejtim të zgjedhjes së kryetarëve të gjykatave, legjitim sipas ligjit”.

“Ne e kemi busullën e qartë: integrimin në BE dhe bashkëpunimi tashmë është me Komisionin Evropian dhe BE, ndërsa ju bashkëngjitjuni këtij treni, se do të jetë vonë pastaj. Kur të hyjmë në BE mos thoni pastaj se ‘vumë një dorë për integrimin’, se ju vetëm e keni tërhequr prej xhakete integrimin”, tha Manja.

Gjithashtu komisioni votoi nen për nen dhe në parim projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë””.

“Këto ndryshime në vlerësimin tim i japin një frymëmarrje tjetër sistemit të drejtësisë. Qoftë ligji për statusin, qoftë ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, u shpreh Manja.

Nisma ligjore për ndryshimet për ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” adreson problematika të konstatuara gjatë zbatimit të ligjit aktual, veçanërisht mungesën e drejtuesve të përhershëm në gjykata dhe prokurori, nevojën për rritjen e transparencës së vendimmarrjes së Këshillave, si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të integritetit të kandidatëve për magjistratë. Projektligji synon dispozitë tranzitore për drejtuesit aktualë të gjykatave dhe prokurorive, që parashikon qëndrimin e tyre në detyrë deri më 31 dhjetor 2028, me kusht kalimin e vetingut dhe vlerësim pozitiv të performancës.

Projektligji për disa ndryshime në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, përbëhet nga 38 nene, parashikon që edhe anëtarët jomagjistratë, qoftë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, po ashtu edhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të kalojnë nëpër filtra të thelluar verifikimi, të ngjashëm me procesin e vetingut të magjistratëve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…