Inaugurohet “Kub Francë Shkodër” në Muzeun “Marubi”

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” u inaugurua “Kub Francë Shkodër”, një hapësirë e re kulturore digjitale që synon të lidhë artin, teknologjinë dhe edukimin në një format bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës.


Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” u inaugurua “Kub Francë Shkodër”, një hapësirë e re kulturore digjitale që synon të lidhë artin, teknologjinë dhe edukimin në një format bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës.

Kjo iniciativë, pjesë e projektit strategjik KitKubiK, shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit kulturor francez-shqiptar. Projekti realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri.

“Kub Francë Shkodër” do të ofrojë akses në trashëgiminë kulturore ndërkombëtare, do të nxisë krijimtarinë dhe angazhimin e të rinjve dhe publikut të gjerë, si dhe të forcojë edukimin kulturor përmes mjeteve digjitale dhe përvojave inovative.

“Kub Francë Shkodër” sjell për herë të parë në një muze në Shqipëri përvoja kulturore immersive përmes teknologjive të realitetit virtual dhe platformës Micro-Folie, duke ofruar qasje në mijëra vepra arti të digjitalizuara si dhe përmbajtje të kuruara të trashëgimisë dhe artit francez.

Kjo hapësirë synon të jetë një qendër dinamike për fëmijë dhe të rinj, studentë frankofonë, të apasionuar ndaj teknologjisë dhe komunitetin e gjerë të Shkodrës, duke nxitur edukimin kulturor, inovacionin dhe dialogun ndërkulturor.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bashkëpunimi në administrimin tatimor, takim i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Stafet e Administratës Tatimore të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës zhvilluan një takim të përbashkët pune, ku u diskutuan çështje…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bashkëpunimi në administrimin tatimor, takim i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Stafet e Administratës Tatimore të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës zhvilluan një takim të përbashkët pune, ku u diskutuan çështje…