Nis Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro mori pjesë sot në shkollën “Avni Rustemi” në nisjen e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, i cili zhvillohet njëkohësisht në të gjithë Shqipërinë për nxënësit e klasave IX.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro mori pjesë sot në shkollën “Avni Rustemi” në nisjen e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, i cili zhvillohet njëkohësisht në të gjithë Shqipërinë për nxënësit e klasave IX.

Gjatë takimit me konkurrentët e parë, ministrja Kumbaro u uroi suksese të gjithë nxënësve, duke e cilësuar këtë garë si një konkurs të veçantë që ushqehet nga dashuria për gjuhën shqipe dhe që po kthehet në një traditë të rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kombëtare.

“Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe është një nismë e përvitshme, e cila këtë vit ka nisur më 12 janar dhe do të përfshijë të gjitha klasat IX në shkallë vendi. Ky konkurs nuk ka vlerë vetëm për nxënësit, por edhe për mësuesit, pasi garanton që gjuha shqipe të jetë në “duar të sigurta” dhe të mësohet me cilësi ndër breza”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja e cilësoi konkursin si një proces njëkohësisht zbavitës dhe sfidues, që nxjerr në pah talentet e reja dhe që do të vijojë me fazat e kualifikimit në nivel shkolle, bashkie dhe qarku, për të përfunduar në finalen kombëtare, e cila do të transmetohet në Televizionin Publik Shqiptar.

“Kjo nuk është thjesht një garë shkollash, por një konkurs kombëtar i gjuhës shqipe, që synon të lartësojë përdorimin korrekt dhe të bukur të shqipes”, u shpreh ministrja.

Në përfundim, Kumbaro u bëri thirrje nxënësve të jenë kreativë dhe origjinalë edhe në botën digjitale, duke theksuar se të qenit inovativ do të thotë, mbi të gjitha, të flasësh bukur shqip.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, merr pjesë në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu Dhabi Sustainability…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, merr pjesë në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu Dhabi Sustainability…