Gonxhja: “Beach Volley”, perspektivë e re për volejbollin shqiptar

Në kuadër të 80-vjetorit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, ministri Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e CEV (Federata Evropiane e Volejbollit) dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit


Në kuadër të 80-vjetorit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, ministri Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e CEV (Federata Evropiane e Volejbollit) dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit

Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet më të fundit të volejbollit shqiptar dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar.

Gonxhja bisedoi me Roko Sikiric, president i CEV (Federata Evropiane e Volejbollit), Vuk Karanovic, Managing Director, Erlind Pellumbi, President i Federatës Shqiptare të Volejbollit, dhe Konalsi Gjoka, zëvendëspresident.

Në takim, sipas ministrit u diskutua mbi zhvillimet më të fundit të volejbollit shqiptar, si dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve kombëtare dhe strukturave evropiane të volejbollit.

Diskutimet përfshinë edhe perspektivat për të ardhmen, me fokus të veçantë zhvillimin e beach volley përgjatë bregdetit shqiptar.

“Po ashtu, diskutuam mbi perspektivat për zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me fokus të veçantë zhvillimin e beach volley përgjatë bregdetit shqiptar, nga Shkodra në Sarandë, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin e sportit dhe në promovimin e turizmit sportiv”, theksoi Gonxhja.

Gonxhja informoi se në takim u vlerësua puna e bërë ndër vite nga Federata Shqiptare e Volejbollit për rritjen e këtij sporti, si dhe rolin e mbështetjes institucionale në forcimin e ekipeve kombëtare dhe kapaciteteve federative.

“Theksuam kontributin e vazhdueshëm të CEV në zhvillimin e volejbollit në Shqipëri, përmes projekteve infrastrukturore në shkolla, programeve të trajnimit për mësues dhe trajnerë, si dhe organizimit të aktiviteteve dhe finaleve evropiane për grupmoshat e reja”, nënvizoi ministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mbrojtja Civile: Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, njoftoi sot në lidhje me situatën e krijuar si pasojë e kushteve të paqëndrueshme atmosferike…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mbrojtja Civile: Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, njoftoi sot në lidhje me situatën e krijuar si pasojë e kushteve të paqëndrueshme atmosferike…